Prishtinë, 1 korrik 2026 9:52
Operacioni i kërkimit për 25-vjeçarin, i cili dyshohet se ka rënë nga një mjet lundrues në liqenin e Batllavës, teksa ndodhej me familjen, ka rinisur edhe sot.
Zëdhënësi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Vëllazërim Qerimi, tha se operacioni ishte ndërprerë mbrëmë pas orës 21:00 për shkak të errësirës, ndërsa sot ka vazhduar nga ora 09:00.
“Operacioni është përmbyllur dje pas orës 21:00 për shkak të kushteve dhe kanë për të rifilluar sot rreth orës 08:30 – 9:00. Kërkimet do të vazhdojnë deri në përfundimin e operacionit”, tha Qerimi.
Ndërkaq, nga Policia e Kosovës thanë dje për Telegrafin se menjëherë pas pranimit të informatës, janë angazhuar të gjitha njësitë relevante policore, si dhe njësitë e tjera të kërkim-shpëtimit, me qëllim të lokalizimit të personit.
“Rreth orës 13:00, Policia ka pranuar informatën se një person dyshohet se ka hyrë në ujë në liqenin e Batllavës dhe më pas nuk është parë të dalë. Menjëherë pas pranimit të informatës, janë angazhuar të gjitha njësitë relevante policore, si dhe njësitë e tjera të kërkim-shpëtimit, me qëllim të lokalizimit të personit”, tha Enis Pllana nga Policia e Kosovës.

Aktakuzë për vrasje të rëndë në Lipjan, i dyshuari akuzohet se e goditi viktimën dhe ia fshehu trupin në një gropë
Pasuria e pajustifikueshme në verifikim, hyn në fuqi ligji për Byronë
Milan Radoiçiq është larguar drejt Rusisë
20 lokacione të hulumtuara në Kosovë, mbi 1 mijë e 500 të zhdukur nga lufta
Policia sekuestron dokumente të dyshuara të strukturave paralele serbe në Bërnjak
Gjenden mbetje mortore në fshatin Brod të Shtërpcës, pritet identifikimi përmes ADN-së