Prishtinë, 27 qershor 2026 07:27
Çdo 28 qershor, Gazimestani bëhet vendgrumbullimi i serbëve.
Në këtë datë, ata festojnë Betejën e Kosovës të vitit 1379, një festë që siç portretizohet nga ta, më e rëndësishmja e mitologjisë dhe identitetit të tyre kombëtar.
Mirëpo në Kosovë, kjo ngjarje shihet tërësisht ndryshe nga narrativa serbe.
Historiografia zyrtare në Kosovë e zhvesh atë nga mitet fetare, duke e trajtuar si një betejë ballkanike, e jo vetëm serbe.
Për këtë, këtë të premte, studentë të historisë nga Universiteti i Prishtinës mbajtën një aktivitet pikërisht rreth kësaj Beteje.
Në këtë 637-vjetor, ata shpalosën mitet e krijuara përgjatë këtyre viteve.
”Përmes këtij ilustrimi dëshirojmë me tregu se si historiografia serbe, Kisha serbe dhe politika gjithsesi kanë bërë përpjekje historikisht me instrumentalizu këtë betejë dhe me monipolizu betejën si të tillë dhe kësi lloj me ndërtu një narrativë në opinionin publik mbi ndikimin që kanë pas serbët në këtë betejë”, tha profesori Mentor Hasani.
Gjatë këtij aktiviteti, u tha se në periudha të caktuara, sidomos deri në fund të viteve ’90, historiografia serbe arriti ta shtrijë ndikimin e saj në qarqe të ndryshme ndërkombëtare.
“Historiani Noel Malcolm ka folur për mitizimin e kësaj ngjarjeje nga historiografia serbe, e cila gjeti mbështetje te Kisha Ortodokse Serbe dhe te qarqe të caktuara akademike që vazhdojnë të mbështeten në këto teza. Kisha Ortodokse Serbe ka luajtur një rol të rëndësishëm në ndërtimin dhe përhapjen e mitit të Kosovës”, tha asistenti, Den Brahimaj.
Ky aktivitet sipas studentit të historisë, Donart Humolli nuk është kundër asnjë etnie, por ka vetëm një qëllim.
“Ideja është që të thërrasim në të vërtetën dhe që të vërtetat të dalin në pah, që të dhënat që historiografia serbe i jep për këtë betejë janë të deformuara dhe të cilat kanë shërbyer vetëm për nacionalizma”, tha studenti Donart Humolli.
Më çdo 28 qershor, serbët mblidhen për “Vidovdanin”, në një kompleks që gjendet afër Komunës së Obiliqit.
Në këtë ceremoni ata përkujtojnë princin mesjetar serb Car Lazarin dhe ushtarët e tij të rënë në humbjen e Betejës së Kosovës më 1389 kundër Perandorisë Osmane.
Kjo festë, viteve të kaluara ishte përcjellë me incidente, ku nuk kishin munguar as arrestimet për shkak të nxitjes së urrejtjes

Aktakuza ndaj Radojçiçit dhe të tjerëve pohon se trupat e 107 civilëve të vrarë u groposën në Batajnicë
Mbi 174 mijë aplikime për subvencionimin e teksteve shkollore, përfshihen për herë të parë edhe familjet pa leje qëndrimi
30 mijë persona të vdekur: Vera e këtij viti, më e nxehta në historinë e Evropës
Rama i përgjigjet Serbisë: Kosova është republikë sovrane, territori i saj nuk është serb
Inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi edhe në Gjilan
Haxhiu përkujton dëshmorët e 10 gushtit 1998
Aksident në Malishevë, vdes 30 vjeçari
FSK fuqizohet me investime të reja në infrastrukturë për kazermën në Devë