Prishtinë 25 Qershor 2026 11:32
Ushtruesja e detyrës së presidentes Albulena Haxhiu ka deklaruar se po presin certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit për të filluar takimet me partitë politike për çështjen e presidentit, raporton Ekonomia Online.
“Le të presim njëherë që të ndodhë certifikimi i rezultateve dhe pastaj pas certifikimit të rezultateve natyrisht që do të ketë takime me partitë politike dhe urojmë që ta gjejmë një konsensus në mënyrë që ta votojë Kuvendi i Republikës së Kosovës me mandat pesë vjeçar dhe të vazhdojnë punët dhe përgjegjësitë që i kemi para qytetarëve”, ka thënë ajo.
“Le ta konstituojmë Kuvendin, le ta zgjedhim Qeverinë dhe menjëherë pra, pas konstituimit të Kuvendit, kryetari i ri i Kuvendit ose kryetarja kushdo që të jetë ai apo ajo do të ketë të drejtën kushtetuese ta mandatojë kandidatin për kryeministër të vendit.
Ndërsa, e pyetur se a do të jetë kandidate për presidente, Haxhiu është përgjigjur shkurt.
“Jo nuk do të jem kandidate për presidente”, ka thënë shkurt Haxhiu.
Kurse, sa i përket raportimeve të mediave që Kosova nuk është ftuar në Samitin e NATO-s, Haxhiu ka dhënë këtë përgjigje.
“Ende jemi duke marrë informacione për këtë, natyrisht ju lutem që të pyesni me shkrim institucionet kompetente dhe do të përgjigjen”, ka shtuar ajo.

Nisin punimet për fabrikën e municionit në Gjakovë
BQK-ja dorëzon aplikimin për anëtarësimin e Kosovës në SEPA, synohen pagesa më të lira dhe më të shpejta
Pas 15 muajsh në burgun e Serbisë, lirohet Behar Preniqi nga Obiliqi
Kosova dhe Banka Botërore nënshkruajnë marrëveshje për zhvillimin e Eko-Parqeve Industriale
Në Prilluzhë qytetari hedh në shitje shtëpinë për shkak të korrupsionit të Listës Serbe
Lidhjet e “Alta Bank” me Milan Radoiçiçin dhe Zvonko Veselinoviqin
Kurti fton shqiptarët e Luginës të votojnë për Këshillin Kombëtar Shqiptar
Pesë të vdekur dhe mbi dhjetë të plagosur nga të shtënat në qendër të Krakovit
Kosova me synime për dy sfidat e fundit në Ligën e Kombeve, publikohet lista