Prishtinë 25 Qershor 2026 11:00
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se ky institucion është duke pritur përfundimin e shqyrtimit të ankesave dhe vendimmarrjen e institucioneve kompetente, para se të procedojë me shpalljen e rezultateve përfundimtare të procesit zgjedhor të 7 qershorit për Kuvendin e Kosovës.
Sipas Elezit, KQZ do të veprojë në përputhje me vendimet që dalin nga instancat përkatëse, në rast se ato përmbajnë obligime konkrete për zbatim nga ana e institucionit zgjedhor.
“KQZ është në pritje të përfundimit të shqyrtimit të ankesave dhe vendimmarrjen e institucioneve përkatëse. Mbetet të shihet nëse vendimet e tyre përmbajnë obligime konkrete për KQZ-në për t’i zbatuar dhe pastaj për të proceduar me aktin e shpalljes së rezultateve përfundimtare. Nëse këto vendime s’përmbajnë diçka të tillë, atëherë pasi bëhen të plotfuqishme, KQZ është e gatshme menjëherë t’i shpall rezultatet përfundimtare”, ka deklaruar Elezi.
Ai ka theksuar po ashtu se shpallja e rezultateve përfundimtare nuk e përmbyll plotësisht procesin zgjedhor, pasi subjektet politike dhe palët e tjera kanë të drejtë ankese edhe ndaj këtij hapi.
“Shpallja e rezultateve përfundimtare nuk e përmbyll procesin zgjedhor, pasi palët kanë të drejtë ankese ndaj këtyre rezultateve. KQZ, ngjashëm si tani, duhet të presë afatin e ankesave dhe vendimmarrjen e institucioneve përkatëse, t’i zbatojë vendimet e tyre nëse përmbajnë obligime dhe pastaj të procedojë me certifikimin e rezultateve”, është shprehur ai.
Kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu e Qëndrim Kryeziu, dje janë ankuar në Gjykatën Supreme për të kërkuar rinumërim të plotë të votave të kandidatëve të kësaj partie, pasi Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) para dy ditësh hodhi poshtë ankesat e tyre.

Certifikohen rezultatet e zgjedhjeve, nis afati për formim të institucioneve
KQZ-ja certifikon sot rezultatet përfundimtare
Hapet rruga për certifikim të rezultateve të zgjedhjeve, KQZ-ja mblidhet të mërkurën
Certifikimi i rezultateve: KQZ pret vendimet e Supremes
Sot i hapet rruga KQZ-së për certifikimin e rezultateve, nëse s’ka ankesa
KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit
Shqipëria i reagon Zelenskyt: Pavarësia e Kosovës e pakthyeshme
Përdhosen figurat e UÇK-së në Çair
Politologu Avdi Smajlaj: Ka përkeqësim të pozitës së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut
Kurti: Të ulemi e të bëjmë marrëveshje për institucionet