Prishtinë, 26 Korrik 2025
Disa fshatra në qytete të ndryshme të Kosovës janë përfshirë nga zjarri të shtunën pasdite. Në terren ka dalë edhe Forca e Sigurisë së Kosovës.
Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka kërkuar ndihmë për shuarjen e vatrave në fshatrat Dubravë, Sallagrazhdë dhe Mushtisht.
Ndërkohë, televizioni lokal RTV Besa ka publikuar video ku shihet një zjarr i madh në fshatin Lubizhdë të Prizrenit.
Edhe në Ferizaj, zjarrfikësi Zmyri Krasniqi ka postuar në Facebook disa fotografi nga terreni, ku po lufton për të lokalizuar flakët. Ai gjithashtu ka ndarë një imazh të një kolegu që është lënduar gjatë përpjekjeve për shuarjen e zjarrit.
Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se me ndihmën e FSK-së dhe Agjencisë për Menaxhim Emergjent po mundohen të ndalin përhapjen e zjarreve, duke e përshkruar situatën si të rëndë.
Vatra zjarri janë raportuar edhe pranë disa vendbanimeve në Vushtrri, Mitrovicë. KOHA ka kontaktuar autoritetet për të marrë më shumë informacione rreth situatës.
Ditëve të fundit, Kosova është përballur me temperatura ekstreme. Vetëm dje, në Klinë, u regjistrua temperatura më e lartë ndonjëherë sipas Institutit Hidrometeorologjik – 42.5 gradë Celsius.

Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës zhvillojnë aksion në disa lokacione