Skenderaj, 26 korrik 2025
Mjekët në Emergjencën e Skenderajt shpëtojnë jetën e një dyvjeçari që po ngulfatej nga një copë mishi me asht.
“Sonte, në Emergjencën e Skenderajt, patëm një rast shumë të rëndë. Një fëmijë dyvjeçar na erdhi pothuajse pa vetëdije, i ngulfatur nga një copë mishi me asht, në gjendje tepër kritike, ku çdo sekondë ishte vendimtare,” ka shkruar në Facebook mjeku Arxhend Ahmeti.
“Falë reagimit të menjëhershëm dhe përkushtimit maksimal, arritëm t’i hapim rrugët e frymëmarrjes dhe ta stabilizojmë,” ka shtuar ai.
Sipas Ahmetit, ky është një rast që do të mbahet mend gjatë:
“Një moment ku jeta dhe vdekja u ballafaquan për disa sekonda – dhe jeta fitoi.”

Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Ministria e Kulturës ndan afro 200 mijë euro për restaurimin e Përmendores së Minatorëve në Mitrovicë