Prishtinë, 22 qershor 2026 19:20
Institucionet përgjegjëse për infrastrukturën hekurudhore në Kosovë kanë planifikuar investime të reja për rritjen e sigurisë në vendkalimet hekurudhore përgjatë linjës Prishtinë – Fushë Kosovë – Prizren, në kuadër të projektit që ka vlerë mbi 2 milionë euro.
Projekti parasheh instalimin e shtatë sistemeve automatike të sigurisë në vendkalimet hekurudhore në nivel, të cilat ndodhen në territorin e komunave Fushë Kosovë, Drenas dhe Klinë. Investimi synon modernizimin e infrastrukturës hekurudhore dhe uljen e rrezikut të aksidenteve në pikat ku hekurudha kryqëzohet me rrugët.
Sipas të dhënave të projektit, sistemet automatike do të mundësojnë kontroll më të avancuar dhe sinjalizim më efikas për pjesëmarrësit në trafik, duke kontribuar në rritjen e sigurisë për qytetarët dhe funksionimin më të sigurt të transportit hekurudhor.
Realizimi i këtij investimi është paraparë të zhvillohet gjatë viteve 2026 dhe 2027, me mbështetje financiare nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Nisin punimet për fabrikën e municionit në Gjakovë
BQK-ja dorëzon aplikimin për anëtarësimin e Kosovës në SEPA, synohen pagesa më të lira dhe më të shpejta
Pas 15 muajsh në burgun e Serbisë, lirohet Behar Preniqi nga Obiliqi
Kosova dhe Banka Botërore nënshkruajnë marrëveshje për zhvillimin e Eko-Parqeve Industriale
Në Prilluzhë qytetari hedh në shitje shtëpinë për shkak të korrupsionit të Listës Serbe
Lidhjet e “Alta Bank” me Milan Radoiçiçin dhe Zvonko Veselinoviqin
Kurti fton shqiptarët e Luginës të votojnë për Këshillin Kombëtar Shqiptar
Pesë të vdekur dhe mbi dhjetë të plagosur nga të shtënat në qendër të Krakovit
Kosova me synime për dy sfidat e fundit në Ligën e Kombeve, publikohet lista