Prishtinë 22 Qershor 2026 15:15
Pas Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, i ka dërguar letër edhe kryesuesit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Arian Gashi, duke ngritur shqetësime për mosmarrjen e vendimeve lidhur me dorëheqjet e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë të vitit 2022.
Në letrën e datës 19 qershor 2026, të cilën e ka siguruar Telegrafi, Haxhiu kërkon që institucionet e drejtësisë t’i trajtojnë “pa vonesa” procedurat e dorëheqjeve të mbetura pezull, duke theksuar se zvarritja e tyre po ndikon në funksionimin normal të sistemit të drejtësisë në vend.
Ajo thekson se sipas kornizës ligjore dhe përgjegjësive institucionale, çështjet e dorëheqjeve duhet të përmbyllen në mënyrë të rregullt dhe të mos mbeten të hapura për një periudhë të gjatë kohore, pasi kjo, sipas saj krijon pasiguri juridike dhe pengon efikasitetin e institucioneve.
“Mbajtja pezull e këtyre pozitive për një periudhë kaq të gjatë cenon sigurinë juridike, pengon funksionimin e plotë të sistemit të drejtësisë dhe ndikon në efikasitetin e institucioneve përgjegjëse”, thuhet në letër.
Haxhiu ka nënvizuar nevojën që KPK dhe KGJK të veprojnë në përputhje me kompetencat e tyre ligjore, duke mos lejuar që proceset disiplinore dhe administrative të mbesin të bllokuara.
Letra e Haxhiut për KGJK-në: Të trajtohen pa vonesa dorëheqjet e gjyqtarëve serbë të vitit 2022
Po ashtu, ajo rikujton se praktika institucionale në raste të ngjashme ka treguar se dorëheqjet duhet të trajtohen në mënyrë të menjëhershme dhe të mos mbahen pezull, me qëllim të garantimit të funksionimit të plotë të sistemit të drejtësisë

Nisin punimet për fabrikën e municionit në Gjakovë
BQK-ja dorëzon aplikimin për anëtarësimin e Kosovës në SEPA, synohen pagesa më të lira dhe më të shpejta
Pas 15 muajsh në burgun e Serbisë, lirohet Behar Preniqi nga Obiliqi
Kosova dhe Banka Botërore nënshkruajnë marrëveshje për zhvillimin e Eko-Parqeve Industriale
Në Prilluzhë qytetari hedh në shitje shtëpinë për shkak të korrupsionit të Listës Serbe
Lidhjet e “Alta Bank” me Milan Radoiçiçin dhe Zvonko Veselinoviqin
Kurti fton shqiptarët e Luginës të votojnë për Këshillin Kombëtar Shqiptar
Pesë të vdekur dhe mbi dhjetë të plagosur nga të shtënat në qendër të Krakovit
Kosova me synime për dy sfidat e fundit në Ligën e Kombeve, publikohet lista