Prishtinë, 22 qershor 2026 10:09
Policia e Kosovës ka konfiskuar armë, sasi të konsiderueshme municioni dhe pajisje të tjera të paligjshme gjatë tri aksioneve të ndara të realizuara në komunën e Zubin Potokut.
Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Veriut, aksionet u zhvilluan më 21 qershor pas pranimit të informatave nga qytetarët se në disa lokacione mund të fshiheshin armë dhe mjete të tjera ilegale.
Në rastin e parë, njësitë policore kontrolluan një objekt në fshatin Presek, që shërbente si stallë për ushqimin e bagëtive. Aty u gjetën dhe u konfiskuan një pushkë M48, pesë karikatorë të kalibrit 7.62 milimetra, 151 fishekë të të njëjtit kalibër, pjesë të uniformës së kamufluar dhe bateri ndriçuese.
Në një kontroll tjetër të kryer po në fshatin Presek, policia sekuestroi një pushkë M48, 74 fishekë të së njëjtës armë si dhe 254 fishekë të armës së gjatë të kalibrit 7.62 milimetra.
Ndërkaq, në rastin e tretë, policia kontrolloi një objekt të pabanuar në fshatin Qeçevë. Gjatë aksionit u gjetën një pushkë M48 me bajonetë, 44 fishekë të kalibrave të ndryshëm, dy makina për mbushjen e fishekëve të armëve të gjuetisë, rreth 200 gramë barut dhe rreth dy kilogramë sfera metalike që përdoren për mbushjen e fishekëve.
Të gjitha veprimet janë ndërmarrë në koordinim me Prokurorin e Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rasteve për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Policia bëri të ditur se deri në këtë fazë të hetimeve nuk ka persona të arrestuar, ndërsa ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe ndarjen e informatave që ndihmojnë në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës zhvillojnë aksion në disa lokacione
Sekuestrohen armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Raportohet për një bombë në Shkollën Fillore “Stana Baqanin” në Leshak, rasti nën hetim
Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Kurti: Kosova meriton statusin e vendit kandidat në BE, pozita aktuale nuk e pasqyron progresin e bërë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së