Podujevë, 19 qershor 2026 20:02
19 qershori shënon një nga datat më të rëndësishme në historinë e Komunës së Podujevës – Ditën e Çlirimit. Në këtë ditë, qytetarët e Llapit kujtojnë fundin e një periudhe të rëndë të luftës dhe sakrificën e madhe që u bë për lirinë e Kosovës.
Lufta la pasoja të rënda në këtë komunë. Sipas të dhënave të evidentuara, sipas Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, gjatë viteve 1998-1999 në territorin e Podujevës, u vranë rreth 431 persona. Në mesin e tyre ishin 105 dëshmorë, të cilët ranë në altarin e lirisë, ndërsa fati i 49 personave të zhdukur ende mbetet i pazbardhur plotësisht, duke lënë plagë të hapura për familjet e tyre dhe për mbarë shoqërinë.
Masakrat, dëbimet dhe shkatërrimet e kryera gjatë luftës prekën pothuajse çdo familje në rajonin e Llapit. Për shumë banorë, kujtimet e asaj periudhe mbeten të gjalla, ndërsa kërkimi për drejtësi dhe zbardhjen e fatit të të zhdukurve vazhdon edhe sot.
Dita e Çlirimit nuk është vetëm një datë historike për Podujevën, por edhe një moment reflektimi për brezat e rinj, që të mos harrojnë sakrificën e qindra qytetarëve që humbën jetën dhe të atyre që ende figurojnë të zhdukur. Liria e gëzuar sot mbetet dëshmia më e fortë e qëndresës dhe sakrificës së banorëve të kësaj komune.

Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit