Prishtinë 18 Qershor 2026 9:27
Komuna e Mitrovicës ka vazhduar inspektimet dhe ndërmarrjen e masave në sektorin e ndërtimit, në kuadër të aksioneve për zbatimin e ligjit dhe respektimin e kushteve të lejeve ndërtimore.
Sipas njoftimit të komunës, gjatë ditës së djeshme Drejtoria e Inspekcionit ka vazhduar aksionin në terren, ku janë vendosur shirita ndalues në tri ndërtesa për shkak të mosrespektimit të lejeve të ndërtimit.
Autoritetet komunale kanë bërë të ditur se veprime të ngjashme do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim të parandalimit të shkeljeve në sektorin e ndërtimit dhe garantimit të zbatimit të rregullave ligjore.
Komuna u ka bërë thirrje investitorëve dhe ndërtuesve që të respektojnë kushtet e përcaktuara në lejet ndërtimore, duke paralajmëruar se ndaj shkelësve do të ndërmerren masa sipas legjislacionit në fuqi.

Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit