Prishtinë 18 Qershor 2026 13:44
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se dhuna seksuale gjatë luftës në Kosovë ishte një nga plagët më të rënda dhe më të heshtura, duke theksuar se ajo nuk ishte pasojë anësore e luftës, por një krim i rëndë që synonte të shkatërronte jo vetëm individin, por edhe familjen, komunitetin dhe ndjenjën e sigurisë së një shoqërie të tërë.
Në konferencën e organizuar në prag të Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale gjatë luftës, Haxhiu tha se çdo i mbijetuar ka të drejtën të flasë ose të hesht dhe se askush nuk duhet të detyrohet të ndajë dhimbjen për t’u besuar apo mbështetur.
“Përkundër hapave të rëndësishëm që janë bërë në njohjen e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës, drejtësia mbetet një obligim i yni i përbashkët. Ndonëse viteve të fundit janë bërë përparime, puna duhet të vazhdojë me seriozitet e profesionalizëm”, ka theksuar U.D. Presidentja Haxhiu.
Sipas Haxhiut, ndëshkimi i krimeve të kryera nga Serbia në Kosovë është i domosdoshëm, duke shtuar se këto krime nuk duhet të mbesin pa u ndëshkuar dhe nuk falen kurrë.

Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante