Prishtinë 16 Qershor 2026 14:47
Spanjës dhe Qipros – që ta njohin pavarësinë e Kosovës, në mënyrë që të mundësohet avancimi i barabartë i Kosovës me shtetet e tjera kandidate.
Në këtë drejtim rikujtohet mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) më 2010, sipas të cilit shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk përbën shkelje të së drejtës ndërkombëtare.
Rezoluta po ashtu përshëndet vendimin, siç thuhet, “ndonëse të vonuar”, për heqjen e masave ndëshkuese që BE-ja kishte vendosur ndaj Kosovës dhe theksohet se ato kanë qenë në kundërshtim të qartë me angazhimin e dëshmuar të Kosovës ndaj vlerave evropiane dhe përafrimit me politikat e bllokut evropian.Aty thuhet se masat kanë qenë të pajustifikuara dhe se ato kanë pasur ndikim negativ në shoqërinë e Kosovës.
Në rezolutë vihet në pikëpyetje mungesa e transparencës dhe e parashikueshmërisë, niveli i informimit publik, si dhe kohëzgjatja e zgjatur e masave, pavarësisht faktit se Kosova i kishte përmbushur kërkesat për heqjen e tyre.
Kosovës dhe Serbisë, përmes rezolutës, u bëhet thirrje që të bashkëpunojnë dhe të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për t’i sjellë sa më shpejt para drejtësisë autorët e sulmit të vitit 2023 në Banjskë.
Më 24 shtator 2023, një grup i serbësh të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, duke vrarë një rreshter. Gjatë këmbimit të zjarrit, u vranë edhe tre sulmues serbë.
Këtë sulm Kosova e konsideron terrorist dhe e fajëson Beogradin. Por Serbia mohon përfshirjen.
Për sulmin në Banjskë, autoritetet në Kosovë kanë dënuar tre të akuzuar, teksa dhjetëra të tjerë gjenden në arrati. Millan Radoiçiq, ish-nënkryetari i Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit – ka marrë përgjegjësinë për organizimin e sulmit, teksa Kosova kërkon vazhdimisht që Serbia ta ekstradojë atë.
Në rezolutën e PE-së shprehet keqardhje për faktin se Serbia ende nuk i ka ndjekur penalisht përgjegjësit për këtë sulm, veçanërisht Radoiçiqin.

908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës zhvillojnë aksion në disa lokacione
Kosova përfaqësohet në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore në Itali
Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie 6.7 për qind