Prishtinë, 17 qershor 2026 14:09
Këshilli Prokurorial i Kosovës ka konfirmuar se pesë kandidatët që kanë aplikuar për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit i kanë plotësuar kushtet ligjore për të vazhduar në fazat e mëtejme të procesit të përzgjedhjes.
Vendimi është marrë nga Paneli Vlerësues për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit, i kryesuar nga kryesuesi i KPK-së, Arian Gashi, së bashku me anëtarët Elza Bajrami-Kastrati dhe Visar Krasniqi, gjatë një takimi të mbajtur të mërkurën, shkruan VeritasInfo.
Sipas njoftimit të KPK-së, paneli ka shqyrtuar dokumentacionin e paraqitur nga kandidatët me qëllim të verifikimit të përmbushjes së kushteve dhe kritereve të përcaktuara me legjislacionin në fuqi.
Pas vlerësimit të dokumentacionit, është konstatuar se të gjithë aplikuesit i kanë përmbushur kriteret për të vazhduar garën për postin e Kryeprokurorit të Shtetit.
Kandidatët që kaluan këtë fazë janë Atdhe Dema, prokuror në Prokurorinë Speciale të Kosovës, Naim Abazi, prokuror në Prokurorinë Speciale të Kosovës, Rafet Halimi, prokuror në Prokurorinë Speciale të Kosovës, Shqipdon Fazliu, prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, si dhe Zejnullah Gashi, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
KPK ka bërë të ditur se procesi i vlerësimit është zhvilluar në mënyrë transparente dhe në përputhje me standardet ligjore në fuqi.
Paneli Vlerësues pritet të vazhdojë me procedurat e tjera të procesit të përzgjedhjes, sipas afateve dhe kritereve të përcaktuara me ligj për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit.

Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi