Prishtinë, 16 qershor 2026 09:54
Forca e Sigurisë së Kosovës vazhdon të dëshmojë përkushtimin e saj ndaj ngritjes profesionale të kuadrove ushtarake, duke investuar në edukimin dhe zhvillimin e vazhdueshëm të oficerëve të saj në institucionet më prestigjioze ndërkombëtare.
Në këtë kuadër, majori Getoar Rexhepi ka përfunduar me sukses Kolegjin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm (CGSC ILE), program i realizuar pranë Detaçmentit të 7-të ILE të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Gjermani.
Ky program i avancuar i arsimit profesional ushtarak synon përgatitjen e oficerëve të gradave të mesme për detyra udhëheqëse, komanduese dhe të shtabit në nivelet operacionale dhe strategjike. Përmes një kurrikule gjithëpërfshirëse, pjesëmarrësit zhvillojnë aftësi të avancuara në planifikim, vendimmarrje dhe udhëheqje në mjedise komplekse të sigurisë.
Përfundimi me sukses i këtij programi nga majori Rexhepi përfaqëson një arritje të rëndësishme profesionale dhe një dëshmi të nivelit në rritje të kapaciteteve njerëzore brenda FSK-së.
Njohuritë dhe përvojat e fituara gjatë këtij edukimi do të kontribuojnë në forcimin e mëtejmë të aftësive operacionale dhe strategjike të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ky sukses pasqyron gjithashtu standardet e larta profesionale të FSK-së dhe bashkëpunimin e ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht me Ushtrinë Amerikane, në funksion të ndërtimit të një force moderne, profesionale dhe të ndërveprueshme me aleatët.

Nisin hetimet në Serbi për lirimin e Radoiçiqit pas sulmit në Banjskë
FSK-së i shtohen 12 kamionë ushtarakë, dhjetëra të tjerë priten më 2027
Kosova gati për Gazën, FSK-ja pret thirrjen për dislokim
209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake në FSK
FSK-ja avancon përgatitjen ushtarake përmes bashkëpunimit ndërkombëtar
Maqedonci: Gjatë pesë viteve u rekrutuan 3,220 ushtarë të rinj në FSK
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit