Prishtinë, 17 qershor 2026 07:01
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në mesditën e së mërkurës, do të përfundojë procesi i numërimit të të gjitha fletëvotimeve të ardhura nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht përmes postës.
Këtë e ka bërë të ditur për IndeksOnline zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka theksuar se deri në fund të ditës së sotme do të procedohen për numërim 216 nga gjithsej 223 kuti votimi ku janë sistemuar zarfet me fletëvotime të diasporës.
Sipas tij, shtatë kutitë e mbetura do të fillojnë të numërohen në orët e mëngjesit të së mërkurës, duke e çuar drejt përmbylljes një nga fazat kryesore të procesit zgjedhor pas ditës së votimit.
Ndërkohë, KQZ-ja do të nisë paralelisht edhe numërimin e fletëvotimeve nga votimi me kusht, i cili është zhvilluar në 52 vendvotime me kusht në mbarë vendin. Në këtë kategori janë evidentuar gjithsej 8,751 votues.
Po ashtu, do të fillojë edhe numërimi i votave të personave me nevoja të veçanta.
Me përfundimin e numërimit të votave nga diaspora dhe nisjen e trajtimit të votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta, procesi i numërimit të rezultateve zgjedhore po hyn në fazën përmbyllëse.

Certifikohen rezultatet e zgjedhjeve, nis afati për formim të institucioneve
KQZ-ja certifikon sot rezultatet përfundimtare
Hapet rruga për certifikim të rezultateve të zgjedhjeve, KQZ-ja mblidhet të mërkurën
Certifikimi i rezultateve: KQZ pret vendimet e Supremes
Sot i hapet rruga KQZ-së për certifikimin e rezultateve, nëse s’ka ankesa
KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit