Prishtinë, 16 qershor 2026 20:33
E marta bëri bashkë në Vushtrri historianë, studiues dhe profesorë universitarë.
Kjo për të zhvilluar konferencën shkencore “Krimet e forcave serbe në Komunën e Vushtrrisë dhe rezistenca e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës 1998-1999”
Ai theksoi se konferenca po mbahet me qëllim që të rinjtë të kuptojnë sakrificën e popullit për liri.
“Kemi dashur ta bëjmë këtë për të kthyer në kujtesë për të kthyer në kujtesë dhe që t’ju tregojmë gjeneratave, sidomos gjeneratave të reja, të cilat nuk e kanë përjetuar periudhën e luftës, se liria që e gëzojmë sot nuk ishte e rastësishme. Nuk ka ardhur vetvetiu, nuk ka pikur nga qielli, por është një rrugëtim i gjatë, shekullor, që është bërë shumë mund, punë, sakrificë, u derdh gjak”, ka thënë Idrizi.
I pranishëm në konferencë ishte edhe profesori Arsim Bajrami, që tha se Serbia qysh herët e kishte plan shfarosjen e popullit shqiptar.
“Në fakt, ajo që ka bo Sebia në fillim të viti 98, ka qenë një program i orkestruar, i dizajnuar në detaje për të ushtruar një gjenocid. Ne, juristët, zakonisht, kur flasim për gjenocidin gjithmonë themi se patë pasur një orkestrim, patë pasur një dozë speciale, se si përdorimi i termin latin, ka pasur një qëllim special për shfarosë. Dhe plani patkoi që ka filluar të imponohet menjëherë pas konferencës së Rambujesë, ka qenë fillimi i implementimit në skenar, që shkatërrimi, vrasjeve, e, shkatërrimit të pronës, dëbimeve seksuale dhe formave të tjera të krimeve, ishte, janë elemente të gjenocidit”, u shpreh Bajrami.
Gjatë luftës në Kosovë nuk u kursyen as fëmijët, e kjo sipas profesorit Jusuf Osmani ndodhi për një arsyje.
“Për me shkru për fëmijë aq është tronditëse sa që ngjarja që ka ndodh ndaj fëmijëve nuk mund të përshkruhet. Pse? Sepse i kanë konsideru armiq të ardhësëm të Serbisë. Në një rast thotë do t’i vrajm të gjithë sepse neser do të na hakmerren”, ka thënë Osmani.
E as thirrja e një nëne nuk u morr parasysh nga paramilitarët Serbë.
“Nata e 2 majit në Studime ishte nata më e tmerrshme të cilin mund ta përjetoi njeriu në jetën e tij. Dëgjohej vetëm vaji i fëmijve dhe nënave, paramilitarët të ngjyrosur vritnin fëmijë, gra dhe pleq. Ende e kam parasysh dy paramilitary të ngjyrosur të cilët i zbriten nga traktori një djal të ri. Nëna e tij bërtiste paramilitarëve: Mos ma vrisni djalin të cilin sot e kam martuar. Kriminalet asaj nane ju drejtuan: Sot do të hy dhandër me këta plumba”, theksoj Miftari.
Konferenca u mbajt në nder të Ditës së Çlirimit të Kosovës.

Sveçla: Kosova është dëshmi e lirisë me sakrificën e dëshmorëve e martirëve
Brenda vagonit të kujtesës, Haxhiu viziton Muzeun “Eksodi ’99” në Prishtinë
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës kërkon ndërprerjen e punës në ndërtimtari gjatë orëve të pikut të temperaturave
Mbahet takimi i parë i Grupit Koordinues, Gërvalla: Siguria do të mbetet prioritet i yni për secilin person që përballet me dhunë
Shtyhet gjykimi ndaj Ramadan Morinës për krime lufte
Nisin punimet për rikonstruktimin e rrugës Arllat–Malishevë, investim mbi 1.8 milion euro
Historianë e profesorë zbardhin dëshmi të krimeve serbe në Vushtrri gjatë luftës
Terras: Shumë e rëndësishme që Kosova të fitojë statusin e vendit kandidat
Kosova mbetet cak i ndërhyrjeve të huaja e fushatave dezinformuese