Prishtinë, 16 qershor 2026 11:25
Kanë nisur punimet për rikonstruktimin e rrugës rajonale R110 në segmentin Arllat–Malishevë, një projekt infrastrukturor i rëndësishëm që synon përmirësimin e lidhjes rrugore ndërmjet Drenasit dhe Malishevës. Në ceremoninë e fillimit të punimeve morën pjesë kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministri në detyrë i Infrastrukturës, Dimal Basha.
Segmenti që do të rikonstruktohet ka gjatësi prej rreth 11.8 kilometrash, ndërsa vlera e investimit arrin në 1.84 milion euro. Projekti pritet të realizohet brenda 150 ditëve pune.
Ministria e Infrastrukturës ka bërë të ditur se projekti përfshin rehabilitimin e plotë të aksit rrugor, me synim rritjen e sigurisë në komunikacion dhe lehtësimin e qarkullimit për qytetarët dhe bizneset e zonës. Kontrata për realizimin e punimeve është dhënë pas një procedure të hapur tenderuese, në të cilën kanë konkurruar 19 operatorë ekonomikë.
Ky investim konsiderohet me rëndësi të veçantë për zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e infrastrukturës në rajon, duke krijuar kushte më të mira për lëvizjen e banorëve dhe transportin e mallrave ndërmjet komunave që lidhen përmes këtij segmenti rrugor.

Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante