Prishtinë 16 Qershor 2026 8:26
Deputeti në Parlamentin e Bavarisë së Epërme, Deli Balidemaj ka vlerësuar si tejet të rëndësishme vazhdimin e pranisë së forcave gjermane në kuadër të misionit të NATO-s në Kosovë.
Në emisionin “Edicioni Special”, deputeti theksoi se numri i trupave gjermane mbetet i pandryshuar si para ngjarjeve dhe tensioneve të vitit 2023.
Trupat gjermane mbesin në Kosovë në të njëjtin numër si para trazirave të vitit 2023. Është shumë e rëndësishme si për Kosovën, ashtu edhe për Ballkanin Perëndimor, që NATO-ja, e posaçërisht Gjermania të mbetet në territorin e Kosovës, që ta sigurojë qetësinë, stabilitetin dhe mirëmbajtjen në kuptimin e institucioneve të Kosovës”, u shpreh ai.
Ai theksoi se prania e forcave ndërkombëtare vazhdon të jetë një element i rëndësishëm në garantimin e sigurisë dhe në ruajtjen e një ambienti të qëndrueshëm për zhvillimin demokratik dhe institucional të vendit.

Nisin hetimet në Serbi për lirimin e Radoiçiqit pas sulmit në Banjskë
FSK-së i shtohen 12 kamionë ushtarakë, dhjetëra të tjerë priten më 2027
Kosova gati për Gazën, FSK-ja pret thirrjen për dislokim
209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake në FSK
FSK-ja avancon përgatitjen ushtarake përmes bashkëpunimit ndërkombëtar
Maqedonci: Gjatë pesë viteve u rekrutuan 3,220 ushtarë të rinj në FSK
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit