Prishtinë, 15 qershor 1026 15:33
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) u ka bërë thirrje prindërve që të vaksinojnë fëmijët e tyre kundër fruthit, pas regjistrimit të 36 rasteve të kësaj sëmundjeje në vend gjatë dy muajve të fundit.
Sipas IKSHPK-së, shumica e rasteve të raportuara kanë të bëjnë me persona të pavaksinuar ose me vaksinim jo të plotë, duke rikthyer shqetësimet për rrezikun e përhapjes së mëtejshme të sëmundjes.
Instituti ka theksuar se vaksinimi me vaksinën MMR mbetet mënyra më efektive për parandalimin e fruthit dhe komplikimeve që mund të shkaktojë kjo sëmundje, veçanërisht te fëmijët. Për këtë arsye, prindërit janë ftuar të kontrollojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve të tyre dhe të sigurohen që ata kanë marrë dozat e parapara sipas kalendarit të imunizimit.
IKSHPK ka rikujtuar se fruthi është një sëmundje shumë ngjitëse, e cila mund të përhapet shpejt në komunitetet ku niveli i vaksinimit është i ulët. Instituti ka bërë thirrje për përgjegjësi dhe veprim të menjëhershëm, duke nënvizuar se mbrojtja e shëndetit të fëmijëve dhe parandalimi i shpërthimeve të reja varet nga rritja e mbulueshmërisë me vaksinim.
Autoritetet shëndetësore kanë bërë të ditur se vaksina MMR ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, duke u bërë apel familjeve që të mos e neglizhojnë imunizimin e fëmijëve.

Pas 15 muajsh në burgun e Serbisë, lirohet Behar Preniqi nga Obiliqi
Kosova dhe Banka Botërore nënshkruajnë marrëveshje për zhvillimin e Eko-Parqeve Industriale
Në Prilluzhë qytetari hedh në shitje shtëpinë për shkak të korrupsionit të Listës Serbe
Lidhjet e “Alta Bank” me Milan Radoiçiçin dhe Zvonko Veselinoviqin
Strategjia për Apelin në Hagë, Konjufca: Nuk do të bëhen publike diskutimet
22 persona arrestohen në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
397 kadetë diplomojnë në Policinë e Kosovës, Kurti e Haxhiu me mesazhe për gjeneratën e re
Shala: Institucionet e Kosovës duhet ta monitorojnë komunikimin e Qeverisë së re të Serbisë me serbët e Kosovës