Prishtinë, 13 qershor 2026 20:28
Është përmbyllur procesi i verifikimit dhe numërimit të votave në të gjitha Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) në Kosovë, ka konfirmuar zëdhënësi i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Valmir Elezi.
Sipas tij, të shtunën në orën 19:00 ka përfunduar procesi edhe në Qendrën Komunale të Numërimit në Prishtinë, ku janë proceduar të gjitha 262 vendvotimet e komunës.
“Në total janë proceduar 2,498 vendvotime në të gjitha Qendrat Komunale të Numërimit, që përfaqësojnë 100 për qind të vendvotimeve”, ka bërë të ditur Elezi.
Megjithatë, procesi zgjedhor ende nuk ka përfunduar. Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve tashmë po vazhdon numërimi i fletëvotimeve të ardhura përmes postës, ndërsa në fazat e ardhshme do të numërohen edhe votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta.
KQZ ka nisur të premten në mbrëmje numërimin e votave me postë, proces që pritet të zgjasë disa ditë. Sipas të dhënave të institucionit, nga 23 kutitë postare të hapura për këtë formë votimi janë tërhequr mbi 85 mijë e 700 pako të supozuara me fletëvotime, shumica e të cilave tashmë janë verifikuar dhe janë gati për numërim.
Ndërkohë, po bëhen përgatitjet për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta. Në 52 vendvotime me kusht janë evidentuar 8,751 votues, ndërsa për votimin përmes ekipeve mobile janë regjistruar 3,144 votues.
Para nisjes së këtij procesi, KQZ po kryen skanimin dhe krahasimin e listave të votuesve të përdorura në vendvotimet e rregullta, me qëllim identifikimin e rasteve të mundshme të votimit të dyfishtë.
Përfundimi i këtyre procedurave do t’i hapë rrugë shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve.

Certifikohen rezultatet e zgjedhjeve, nis afati për formim të institucioneve
KQZ-ja certifikon sot rezultatet përfundimtare
Hapet rruga për certifikim të rezultateve të zgjedhjeve, KQZ-ja mblidhet të mërkurën
Certifikimi i rezultateve: KQZ pret vendimet e Supremes
Sot i hapet rruga KQZ-së për certifikimin e rezultateve, nëse s’ka ankesa
KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit