Prishtinë, 12 qershor 2026 19:50
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, ka shpallur 65 përfituesit e LOT 2 në kuadër të Skemës së Granteve për Diversifikimin e Fermave dhe Zhvillimin e Bizneseve Rurale, e cila zbatohet në bashkëpunim me Qeverinë Gjermane përmes GIZ-it.
Sipas Ministrisë së Bujqësisë, kjo skemë synon krijimin e mundësive të reja ekonomike në zonat rurale, rritjen e konkurrueshmërisë së sektorit bujqësor dhe forcimin e qëndrueshmërisë ekonomike të komuniteteve rurale.
Muja bëri të ditur se së shpejti do të shpallen edhe përfituesit e LOT 1 dhe LOT 3, ndërsa theksoi se pjesë e përfituesve të LOT 2 janë edhe gra fermere, të cilat pritet të kontribuojnë në zhvillimin rural dhe fuqizimin ekonomik të familjeve dhe komuniteteve.
Në këtë thirrje kanë aplikuar gjithsej 216 kandidatë, ndërsa 65 prej tyre janë përzgjedhur për mbështetje financiare pas një procesi vlerësimi që ka përfshirë kontrollin administrativ, verifikimin në terren dhe vlerësimin teknik.
Përmes LOT 2 mbështeten investime në agroturizëm, përpunim të produkteve bujqësore, bletari, akuakulturë, produkte pyjore jo-drusore, si dhe kultivimin e bimëve mjekësore dhe aromatike.

Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante