Prishtinë, 25 Korrik 2025
Në gjykimin ndaj Dejan Pantiq, Milun Milenkoviq – Llune, Alesander Vllajiq dhe Momir Vakiq, të akuzuar për sulmin terrorist ndaj zyrave të Komisionit Komunal Zgjedhor (KKZ), u dha fjala përfundimtare nga mbrojtja.
Fillimisht, fjalën përfundimtare e ka dhënë mbrojtësi i të akuzuarit Vllajiq, avokati Millosh Deleviq, i cili tha se fjalën përfundimtare e ka dorëzuar me shkrim, ndërsa shtoi se prokurori aktakuzën e ka bazuar në biseda ne “Viber”, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Prokurori Special e ngarkon Aleksander Vllajiq që ka publikuar këtë foto të dëshmitarit Idriz Idrizi me një tekst ky është Idriz Idrizi një informatror shqiptar të njohim dhe të presim në veri me nënshkrim brigada e veriut”, ka deklaruar ai.
Avokati Deleviq, lidhur me dëshmitë e dëshmitarëve të Prokurorisë, theks të veçante i dha dëshmisë se dëshmitarit Idriz Idrizi, duke thënë se nga raporti i këtij dëshmitari ka lindur kjo aktakuzë.
“Për dëshmitarët e prokurorisë do fokusohem tek dëshmia e Idriz Idrizit, ai nuk e ka identifikuar asnjë nga të akuzuarit, ai ka thënë se nuk ka arritur ta njoh askënd sepse situata ishte kaotike dhe e rrezikshme, deklarata e tij ishte e përgjithshme”, tha Deleviq.
Ndërsa, vetë i akuzuari Vllaiq deklaroi se mbështet fjalën e dhënë nga avokati i tij duke shtuar se ai nuk ishte pjesë e këtij sulmi të ndodhur.
“Nuk i kam kryer këto vepra penale me të cilat ngarkohem në këtë lëndë, nuk jam i përfshirë nuk kam qenë në këto sulme që kanë ndodhur në këtë datë”, tha Vllajiq.
Në fjalën përfundimtare, mbrojtësi i të akuzuarit Pantiq, avokati Lubomir Pantoviq tha se kjo aktakuzë nuk përmban asnjë veprim të të akuzuarve.
“Të gjitha provat në të cilat bazohet kjo aktakuzë janë vetëm në mbështetje të raporteve policore dhe dokumenteve policore dhe i kemi katër të akuzuar dhe përshkrimi i përgjithshëm është aq i gjerë dhe nuk përmban përshkrimin e asnjë veprimi të asnjë të akuzuari këtu”, tha Pantoviq.
Ndërsa, edhe i akuzuarit Pantiq u deklarua në fjalën përfundimtare.
“Gjate gjithë jetës nuk kam një kundërvajtje dhe asnjë vepër kundër ligjit”, tha Pantiq.
Në fund, fjalën përfundimtare e ka dhënë edhe mbrojtësi i të akuzuarit Vakiq, avokati Dejan Vasiq tha se i mbrojturi i tij është njëri jashtëzakonisht i mirë duke kontestuar edhe raportin nga dëshmitari Idrizi.
Edhe i akuzuari Vakiq deklaroi se nuk ka lidhje me këtë rast.
Dëshmitari Idrizi, kishte filluar dëshminë e tij më 7 mars 2025 dhe u dëgjua në cilësinë e zyrtarit policor në Departamentin për Inteligjencë dhe Analizë. Idrizi kishte vazhduar dëshminë e tij edhe me datë 14 mars 2025.
Ndryshe seanca fillestar për këtë rast ishte mbajtur me 30 janar 2024 me që rast gjithë të akuzuarit ishin deklaruar të pafajshëm.
Në aktakuzën të cilën e ka siguruar “Betimi për Drejtësi” thuhet se Pantiq, Milenkoviq, Vlajiq dhe Vakiq më 6 dhjetor 2022, në ora 14:39, kishin kryer sulmin terrorist ndaj zyrave të KKZ-së, duke hedhur granata dore dhe shok bomba. Aktakuzën e plotë mund ta lexoni duke klikuar KËTU.

Haxhiu paralajmëron për sonte seancën për presidentin
Spiunja serbe Jelena Gjukanoviq dënohet me 6 vjet burgim
Kuvendi miraton marrëveshjen me Shqipërinë për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”
BIA serbe manipuloi raportet e OSBE-së kundër Kosovës, përmes Jelena Gjukanoviqit
Kurti: Serbia ta tregojë të vërtetën për varrezat masive dhe fatin e të zhdukurve gjatë luftës
Operacion i suksesshëm i kancerit të vezoreve në Spitalin e Mitrovicës
Policia e Kosovës forcon radhët: Gjenerata e 63-të e kadetëve nis trajnimin, dëshmi e ngritjes së kapaciteteve profesionale