Prizren, 25 Korrik 2025
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar suspendimin e një zyrtari policor të angazhuar në Pikën Kufitare të Vërmicës, pas dyshimeve se ai ka keqpërdorur pozitën apo autoritetin zyrtar.
Sipas IPK-së, hetimet kanë nisur pas indicieve se zyrtari policor ka përdorur në mënyrë të paautorizuar bazën e të dhënave të policisë kufitare për të verifikuar informacionet e një qytetari të Republikës së Kosovës. Shtetasi në fjalë nuk ka qenë fare prezent në pikën kufitare në momentin kur është bërë verifikimi.
Dyshohet se qëllimi i këtij veprimi ka qenë të zbulohej nëse qytetari ishte apo jo në kërkim policor, pavarësisht mungesës së autorizimit për një veprim të tillë.
Rasti është duke u trajtuar në procedurë të rregullt në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren, ndërsa IPK-ja paralajmëron se do të ndërmerren veprime të tjera hetimore për të ndriçuar të gjitha rrethanat.

Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi