Prishtinë, 11 qershor 2026 07:21
Kosova po vazhdon të tërheqë gjithnjë e më shumë vizitorë nga jashtë. Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), gjatë muajit prill 2026 në hotelet e vendit janë regjistruar 40.060 vizitorë të huaj, që paraqet një rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ku Kosovën e kanë viztuar 32 mijë e 432 vizitorë të huaj.
Raporti i ASK-së tregon se në total, Kosova ka pritur 67.093 vizitorë gjatë muajit prill, ndërsa numri i netqëndrimeve ka shënuar rritje prej 17.1 për qind në raport me prillin e vitit 2025, raporton Indeksonline.
Vizitorët e huaj vazhdojnë të përbëjnë pjesën më të madhe të fluksit turistik në vend. Ata realizuan 75.143 netqëndrime, ose 18 për qind më shumë se një vit më parë.
Sipas statistikave, numri më i madh i turistëve të huaj ka ardhur nga:
Shqipëria – 8.258 vizitorë
Gjermania – 4.724 vizitorë
Zvicra – 4.033 vizitorë
Turqia – 3.531 vizitorë
Maqedonia e Veriut – 1.720 vizitorë
Serbia – 1.258 vizitorë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës – 1.242 vizitorë
Italia – 1.213 vizitorë.

908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës zhvillojnë aksion në disa lokacione
Kosova përfaqësohet në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore në Itali
Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie 6.7 për qind