Prishtinë 10 Qershor 2026 11:36
Procesi i verifikimit të pakove me fletëvotime të ardhura përmes postës nga votuesit jashtë Kosovës po vazhdon në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), ndërsa deri tani janë aprovuar mbi 7 mijë prej tyre.
Zëdhënësi i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Valmir Elezi, bëri të ditur se deri sot në orën 10:00 janë shqyrtuar gjithsej 7 mijë e 295 pako të supozuara me fletëvotime. Sipas tij, 7 mijë e 153 prej tyre janë aprovuar, ndërsa 142 janë refuzuar.
Elezi ka sqaruar se arsyeja më e shpeshtë për refuzimin e pakove ka qenë mungesa e dëftesës së regjistrimit, dokument i cili përmban të dhëna unike dhe u dërgohet votuesve të regjistruar për votim me postë. “Vetëm për këtë arsye janë refuzuar 114 pako”, ka theksuar ai.
Sipas Elezit, pas përfundimit të procesit të verifikimit, KQZ-ja do të publikojë numrin përfundimtar të pakove që do t’i nënshtrohen numërimit në QNR.
Ndërkohë, më 8 qershor është përmbyllur procesi i tërheqjes së pakove me fletëvotime nga votimi jashtë vendit. KQZ-ja njoftoi se pakot janë mbledhur nga 23 kuti postare të vendosura në 22 shtete, si dhe nga Kosova.
Sipas të dhënave zyrtare, nga këto kuti janë tërhequr mbi 85 mijë e 700 pako të supozuara me fletëvotime, të cilat po transportohen dhe verifikohen në Kosovë.
Gjatë periudhës së regjistrimit, janë regjistruar gjithsej 104,480 qytetarë për të votuar përmes postës në zgjedhjet e parakohshme, ndërsa më shumë se 20 mijë të tjerë e kanë shfrytëzuar mundësinë e votimit në përfaqësitë diplomatike të Kosovës.

Certifikohen rezultatet e zgjedhjeve, nis afati për formim të institucioneve
KQZ-ja certifikon sot rezultatet përfundimtare
Hapet rruga për certifikim të rezultateve të zgjedhjeve, KQZ-ja mblidhet të mërkurën
Certifikimi i rezultateve: KQZ pret vendimet e Supremes
Sot i hapet rruga KQZ-së për certifikimin e rezultateve, nëse s’ka ankesa
KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit
Mërgimtari humb jetën rrugës për Kosovë, u aksidentua në Milano
2 Korriku promovon Kosovën në Gothia Cup me rezultat dhe traditë
Bajrami: Kosova meriton më shumë nga BE-ja
Të shtëna me armë zjarri në Lipjan, plagoset një person pas një mosmarrëveshjeje