Prishtinë 8 Qershor 2026 10:36
Procesi i numërimit të votave në Kosovë po i afrohet fundit, ndërsa sipas të dhënave të fundit janë numëruar 723,709 vota nga gjithsej 1,959,962, ose 36.92% e votave të përgjithshme.
Nga 2,498 kuti votimi, deri më tani janë përpunuar 2,491, që përfaqësojnë 99.72% të kutive, ndërsa kanë mbetur edhe 7 kuti votimi pa u numëruar për përmbylljen e plotë të procesit.
Aktualisht, në garën për zgjedhjet lokale, kryeson bindshëm Lëvizja Vetëvendosje! me 42.93% të votave, ose 298,291 vota.
Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21.13% dhe 146,845 vota, ndërsa e treta është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 17.57% ose 122,096 vota.
Pas tyre vijnë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 7.16% (49,763 vota) dhe Srpska Lista me 6.15% (42,761 vota).
Ndërkaq, Kosova Demokratik Türk Partisi (KDTP) ka siguruar 0.77% të votave, ose 5,336 vota.

Certifikohen rezultatet e zgjedhjeve, nis afati për formim të institucioneve
KQZ-ja certifikon sot rezultatet përfundimtare
Hapet rruga për certifikim të rezultateve të zgjedhjeve, KQZ-ja mblidhet të mërkurën
Certifikimi i rezultateve: KQZ pret vendimet e Supremes
Sot i hapet rruga KQZ-së për certifikimin e rezultateve, nëse s’ka ankesa
KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit
2 Korriku promovon Kosovën në Gothia Cup me rezultat dhe traditë
Bajrami: Kosova meriton më shumë nga BE-ja
Të shtëna me armë zjarri në Lipjan, plagoset një person pas një mosmarrëveshjeje
Policia mohon arrestimin e shtetasit turk: U paraqit si ankues, pas intervistimit u lirua