Prishtinë 7 qershor 2026
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar me publikimin e rezultateve preliminare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat u mbajtën sot në të gjithë vendin.
Pas përfundimit të procesit të votimit dhe mbylljes së qendrave të votimit në orën 19:00, KQZ-ja ka filluar përditësimin e të dhënave nga vendvotimet, duke ofruar pasqyrën e parë të vullnetit të qytetarëve të shprehur përmes votës.
Sipas KQZ-së, deri në orën 22:50 Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 43.04%, Partia Demokratike e Kosovës 21.11%, Lidhja Demokratike e Kosovës 17.68%, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 7.21%.
Sipas KQZ-së, rezultatet e para janë preliminare dhe mund të pësojnë ndryshime deri në numërimin e plotë të votave, përfshirë ato me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe votat nga diaspora.
Zyrtarët zgjedhorë kanë vlerësuar se dita e votimit ka kaluar kryesisht e qetë në shumicën e komunave të vendit, ndërsa institucionet do të vazhdojnë me procedurat ligjore deri në certifikimin përfundimtar të rezultateve.

Certifikohen rezultatet e zgjedhjeve, nis afati për formim të institucioneve
KQZ-ja certifikon sot rezultatet përfundimtare
Hapet rruga për certifikim të rezultateve të zgjedhjeve, KQZ-ja mblidhet të mërkurën
Certifikimi i rezultateve: KQZ pret vendimet e Supremes
Sot i hapet rruga KQZ-së për certifikimin e rezultateve, nëse s’ka ankesa
KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit
Të shtëna me armë zjarri në Lipjan, plagoset një person pas një mosmarrëveshjeje
Policia mohon arrestimin e shtetasit turk: U paraqit si ankues, pas intervistimit u lirua
Shkarkohet nga detyra kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale
Policia: Krimet e luftës të raportohen vetëm te Drejtoria për Hetim