Mitrovicë e Veriut, 7 qershor 2026 20:41
Një incident është raportuar të dielën rreth orës 18:30 në qendrën e votimit 3805/10, e vendosur në shkollën “Sveti Sava”, ku si pasojë janë shoqëruar në stacionin policor dy persona.
Sipas informacioneve të siguruara, në mesin e të ndaluarve janë një anëtar i komisionit zgjedhor dhe Nenad Vukmiroviç, anëtar i partisë “Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë”. Të dy po japin deklaratat e tyre në polici lidhur me rrethanat e incidentit.
Burimet e VeritasInfo bëjnë të ditur se Vukmiroviç ka vërejtur një material të hapur pas ekranit të votimit, ku në një faqe ishin të paraqitur kandidatët e Listës Serbe. Sipas tij, prania e këtij materiali mund të interpretohej si favorizim i kësaj force politike brenda qendrës së votimit.
Pas konstatimit të tij, Vukmiroviç ka kërkuar që rasti të evidentohej në procesverbalin e komisionit zgjedhor. Megjithatë, sipas pretendimeve të tij, kërkesa është kundërshtuar nga anëtarët e komisionit, çka ka shkaktuar tensione dhe grumbullim të personave në vendngjarje.
Policia e Kosovës ka reaguar menjëherë për të vënë situatën nën kontroll, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente.
Deri më tani nuk ka informacione për persona të lënduar, ndërsa autoritetet pritet të sqarojnë detajet e incidentit pas përfundimit të procedurave dhe marrjes së deklaratave.
Policia e Kosovës është kontaktuar nga VeritasInfo, por deri më tani nuk është konfirmuar rasti në fjalë.

Certifikohen rezultatet e zgjedhjeve, nis afati për formim të institucioneve
KQZ-ja certifikon sot rezultatet përfundimtare
Hapet rruga për certifikim të rezultateve të zgjedhjeve, KQZ-ja mblidhet të mërkurën
Certifikimi i rezultateve: KQZ pret vendimet e Supremes
Sot i hapet rruga KQZ-së për certifikimin e rezultateve, nëse s’ka ankesa
KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit
Të shtëna me armë zjarri në Lipjan, plagoset një person pas një mosmarrëveshjeje
Policia mohon arrestimin e shtetasit turk: U paraqit si ankues, pas intervistimit u lirua
Shkarkohet nga detyra kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale
Policia: Krimet e luftës të raportohen vetëm te Drejtoria për Hetim