Prishtinë, 7 qershor 2026 13:56
Kandidatja për asamble komunale njëherit anëtare e Listës Serbe, Sllagjana Bojoviq, dyshohet se ka shkelur heshtjen zgjedhore duke publikuar një status në rrjetet sociale, përmes të cilit u bën thirrje qytetarëve të votojnë për subjektin politik që i përket.
Në postimin e publikuar gjatë periudhës së heshtjes zgjedhore, Bojoviq ka shkruar: “Në anën e djathtë të letrës së votimit, në fushat e shënuara, rrumbullaksoni 10 kandidatët e Listës Serbe.”
Ky mesazh konsiderohet si thirrje e drejtpërdrejtë elektorale, pasi orienton votuesit se si të votojnë dhe për cilin subjekt politik të japin mbështetjen e tyre, ndërkohë që KosovaPress e ka parë storien e saj një orë pas publikimit, dhe ka konfirmuar se ajo ndodhet ende në profilin e saj edhe katër orë më pas.
Kujtojmë se publikimi i këtij lajmi vjen katër orë pas postimit të Bojoviqit, e që i bie që e njëjta të ketë postuar diku pas orës 8:00 të mëngjesit, më shumë se një orë pas fillimit të procesit të votimit.

Certifikohen rezultatet e zgjedhjeve, nis afati për formim të institucioneve
KQZ-ja certifikon sot rezultatet përfundimtare
Hapet rruga për certifikim të rezultateve të zgjedhjeve, KQZ-ja mblidhet të mërkurën
Certifikimi i rezultateve: KQZ pret vendimet e Supremes
Sot i hapet rruga KQZ-së për certifikimin e rezultateve, nëse s’ka ankesa
KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit
Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
Sekuestrohen armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari