Prishtinë, 7 maj 2026 12:06
Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, pasi ushtroi të drejtën e votës bashkë me familjen e tij, u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të marrin pjesë në zgjedhje dhe të votojnë lirshëm, në mënyrë demokratike dhe sipas bindjeve të tyre politike.
“Të nderuar përfaqësues të mediave, unë bashkë me familjen time posa e shfrytëzuam të drejtën tonë për të votuar. I ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës me shfrytëzu këtë të drejtë, me dalë me votuar, me votuar sipas bindjeve të tyre politike, me votuar në mënyrë të lirë, në mënyrë të qetë, në mënyrë demokratike”, deklaroi Hamza.
Ai theksoi se dita e zgjedhjeve është moment i rëndësishëm për vendimmarrjen e qytetarëve për katër vitet e ardhshme.
“Ditë e bukur me shfrytëzu këtë ditë me dalë me votuar sepse ne sot vendosim për të ardhmen, për katër vitet e ardhshme”, u shpreh Hamza.
Hamza falënderoi mediat për prezencën dhe uroi një proces të qetë zgjedhor.

Certifikohen rezultatet e zgjedhjeve, nis afati për formim të institucioneve
KQZ-ja certifikon sot rezultatet përfundimtare
Hapet rruga për certifikim të rezultateve të zgjedhjeve, KQZ-ja mblidhet të mërkurën
Certifikimi i rezultateve: KQZ pret vendimet e Supremes
Sot i hapet rruga KQZ-së për certifikimin e rezultateve, nëse s’ka ankesa
KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit
Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
Sekuestrohen armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari