Prishtinë 5 Qershor 2026 12:47
Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka prezantuar dy vendime të reja ndaj Serbisë, që kanë të bëjnë me vendosjen e masave anti-dumping për importin e farës së grurit dhe kufizimin sasior për importin e aluminit dhe artikujve prej alumini, raporton Ekonomia Online.
Kusari-Lila tha se vendimet synojnë mbrojtjen e prodhuesve vendorë dhe garantimin e konkurrencës së drejtë në tregun e Kosovës.
“Sot në cilësinë e ministres në detyrë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe Inovacionit, kam ftuar këtë konferencë për t’ju informuar juve dhe qytetarët e Kosovës lidhur me dy vendime të rëndësishme që kemi marrë ndaj Serbisë, të cilat kanë për qëllim mbrojtjen e bizneseve vendore nga praktikat e padrejta tregtare. Të dyja këto vendime janë të bazuara në analiza statistikore dhe janë në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi. Ditën e djeshme, kam marrë vendim për fillimin e hetimit zyrtar lidhur me importin e farës së grurit me origjinë nga Serbia”, tha ajo.
Ajo theksoi se hetimi është iniciuar pas ankesës së prodhuesve vendorë të farës së grurit, të cilët kanë ngritur dyshime për shitje me çmime dumping nga Serbia.
“Ky vendim është rezultat i një ankese të paraqitur nga kompanitë prodhuese vendore të farës së grurit, të cilat kanë ngritur dyshime se fara e grurit e importuar nga Serbia po shitet me çmime dumping, duke dëmtuar prodhimin vendor. Për këtë arsye, në përputhje me legjislacionin në fuqi, është vendosur inicimi i hetimit zyrtar për të vlerësuar ekzistencën e praktikave të dumpingut dhe ndikimin e tyre në industrinë vendore. Ajo është analizuar me shumë kujdes nga Departamenti i Tregtisë, duke ndjekur hapat e verifikimit paraprak të kërkesës, ashtu siç kërkohet me këtë ligj. Andaj, në përputhje me nenin 28 të këtij ligji, pas shqyrtimit të kërkesës nga Departamenti i Tregtisë dhe konsultimit me Komisionin për Vlerësimin e Detyrimeve të Veçanta në Importe, gjetjet e analizës preliminare tregojnë se ekzistojnë indikacione se importi i këtij produkti nga Serbia, përmes shitjes me çmime dumping dhe në sasi të konsiderueshme, si dhe me cilësi të dyshuar, po shkakton dëme materiale ndaj industrisë vendore të prodhimit të farës së grurit në Kosovë”, tha ajo.

Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës