Prishtinë, 4 qershor 2026
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve Viktima të Pafajshëm të Agresionit, Posta e Kosovës ka vënë në qarkullim emisionin e ri filatelik “Engjëjt e Lirisë – shtatorja ‘Leotrimi i vogël’”, kushtuar kujtimit të fëmijëve që humbën jetën gjatë luftës në Kosovë.
Kjo ditë shënohet në mbarë botën si një kujtesë për vuajtjet e fëmijëve të prekur nga luftërat dhe konfliktet e armatosura. Përmes këtij emisioni filatelik, Posta e Kosovës synon të ruajë kujtesën historike dhe të promovojë respektimin e të drejtave të fëmijëve, si dhe vlerat universale të paqes dhe solidaritetit.
Në pullën postare paraqitet shtatorja “Leotrimi i vogël”, e ngritur në nderim të Leotrim Ahmetit, emri i të cilit është kthyer në simbol të kujtesës për të gjithë fëmijët që humbën jetën gjatë luftës në Kosovë. Ky motiv filatelik përcjell një mesazh të fuqishëm për rëndësinë e mbrojtjes së fëmijëve dhe ndërtimit të një shoqërie të bazuar në dinjitet, paqe dhe respekt njerëzor.
Posta e Kosovës thekson se filatelia vazhdon të jetë një mjet i rëndësishëm për dokumentimin dhe transmetimin e ngjarjeve me rëndësi historike e shoqërore tek brezat e ardhshëm, duke kontribuar në ruajtjen e kujtesës kolektive.
Për realizimin e këtij motivi filatelik është përdorur pamja e shtatores “Leotrimi i vogël”, vepër e skulptorit Sabri Behramaj, e siguruar nga Komuna e Skenderajt.
Emisioni filatelik “Engjëjt e Lirisë – shtatorja ‘Leotrimi i vogël’” do të mbetet në qarkullim postar deri në konsumimin e plotë.

Strategjia për Apelin në Hagë, Konjufca: Nuk do të bëhen publike diskutimet
22 persona arrestohen në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Sveçla: Kosova mbetet partner serioz i Europol-it
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve