Prishtinë 1 Qershor 2026 16:02
Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë ndaj pesë personave për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.
Të pandehurit P.N., Z.D., I.I., S.M. dhe J.D. akuzohen se si pjesëtarë të Policisë serbe në Stacionin Policor në Fushë-Kosovë, më 6 maj 1999, kanë kryer krime lufte në Fushë-Kosovë.
Sipas aktakuzës, ata kanë ndaluar dhe marrë me forcë pesë civilë, të cilët nga stacioni i trenit janë dërguar në vendin e quajtur “Megja”, ku janë ekzekutuar me armë zjarri.
PSRK-ja ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë që gjykimi të mbahet në mungesë, pasi të pandehurit janë të paarritshëm për organet e drejtësisë.

Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante