Prishtinë, 1 qershor 2026 12:41
Ka nisur procesi i aplikimit për Testin e Maturës Shtetërore, ku këtë vit pritet të marrin pjesë rreth 20 mijë maturantë nga e gjithë Kosova.
Sipas njoftimit, aplikimi do të zhvillohet përmes platformës online dhe do të qëndrojë i hapur deri më 12 qershor. Përmes këtij procesi, maturantët do të regjistrohen për t’iu nënshtruar provimit që konsiderohet një nga testimet më të rëndësishme në përfundim të arsimit të mesëm të lartë.
Testi i Maturës Shtetërore do të mbahet më 20 qershor në afatin e parë, ndërsa afati i dytë është paraparë të organizohet më 29 gusht. Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit, këtë vit pritet të marrin pjesë mbi 18 mijë maturantë të rinj, si dhe kandidatë nga vitet paraprake që nuk e kanë kaluar provimin.
Provimi do të organizohet brenda një dite dhe do të përfshijë tri lëndë të përgjithshme – Gjuhë Shqipe, Matematikë dhe Gjuhë Angleze – si dhe një lëndë zgjedhore që përzgjidhet nga vetë nxënësit.
Ndërkohë, autoritetet arsimore kanë bërë të ditur se këtë vit procesi do të zhvillohet në bazë të Ligjit të ri për Maturën Shtetërore, i cili i jep kompetenca shtesë Inspektoratit të Arsimit për mbikëqyrjen e mbarëvajtjes së testimit dhe garantimin e integritetit të procesit.
Institucionet përgjegjëse kanë ftuar të gjithë maturantët që të përfundojnë aplikimin brenda afatit të paraparë, në mënyrë që të shmangen vonesat dhe problemet teknike para ditës së testimit.

908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës zhvillojnë aksion në disa lokacione
Kosova përfaqësohet në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore në Itali
Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie 6.7 për qind