Prishtinë 1 Qershor 2026 12:47
Instituti Columbus ka publikuar raportin “Politikat e pushimit me pagesë dhe lehtësirave në punë për punonjësit e diagnostikuar me kancer në Kosovë dhe krahasimi me Evropën”, ku sipas tij evidentohen mangësi serioze në mbrojtjen sociale dhe të drejtat në punë të pacientëve me kancer në Kosovë.
Gjatë “>prezantimit të gjetjeve në një konferencë për media, autorja e raportit dhe ekspertja e politikave shëndetësore dhe sociale, Saranda Ramaj, tha se trajtimi i kancerit është një proces afatgjatë që shpesh zgjat me muaj apo vite, ndërsa mbrojtja aktuale në Kosovë mbetet e pamjaftueshme për nevojat reale të pacientëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Ajo theksoi se një pacient me kancer nuk mund të trajtohet njësoj si në rastet e sëmundjeve të zakonshme, pasi trajtimet përfshijnë operacione, kimioterapi, radioterapi dhe periudha të gjata rikuperimi, ndërsa pas vetëm 20 ditësh pushim mjekësor të kompensuar, pacientët mbeten pa mbështetje të qartë financiare gjatë trajtimit.
Sipas raportit, Kosova mbetet dukshëm prapa standardeve evropiane, pasi nuk ekziston një skemë funksionale e sigurimit të sëmundjes që garanton vazhdimin e pagesës për personat që nuk janë të aftë për punë për periudha më të gjata.
Në kuadër të hulumtimit janë anketuar 132 pacientë onkologjikë dhe familjarë të tyre, ku 73.3% kanë kërkuar pushim mjekësor më të gjatë, 72.5% mbështetje më të madhe financiare, 42% fleksibilitet në vendin e punës, 41.2% rikthim gradual në punë, 36.6% mbrojtje nga largimi nga puna dhe 29.8% mbështetje psikologjike.
Raporti thekson se pacientët me kancer kanë nevojë jo vetëm për trajtim shëndetësor, por edhe për siguri ekonomike, mbrojtje të vendit të punës dhe mekanizma që mundësojnë rikuperim pa frikën e humbjes së të ardhurave.
Po ashtu, rekomandohet reformë ligjore dhe institucionale për zgjatjen e periudhës së mbështetjes financiare, krijimin e një skeme të sigurimeve shoqërore për sëmundje afatgjata, si dhe vendosjen e fleksibilitetit dhe rikthimit gradual në punë.
Instituti Columbus u ka bërë thirrje institucioneve që të ndërmarrin hapa konkretë për të garantuar që pacientët me kancer të mos përballen me pasiguri financiare dhe profesionale gjatë trajtimit të tyre.
Hulumtimi i Institutit Columbus është duke u publikuar me vazhdime në portalin Koha.net dhe në gazetën “Koha Ditore” në formatin PDF.

Rreth 20 mijë maturantë pritet t’u nënshtrohen provimit në Testin e Maturës Shtetërore
Haxhiu: Fëmijët kanë nevojë për 365 ditë vëmendje, mbrojtje por po ashtu edhe për kujdes
Rihapet shqyrtimi gjyqësor ndaj të akuzuarit për krime lufte në Istog, Ekrem Bajroviq
Nga sot, ndalohet pagesa kesh mbi 2 mijë euro
Shënohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve
Gjykata Themelore në Prishtinë,konfirmon aktakuzën për sulmin terrorist në Varagë
Instituti Columbus: 20 ditë pushim mjekësor nuk mjaftojnë për pacientët me kancer në Kosovë
KOK-u nis Javën Olimpike me aktivitete të shumta në mbarë vendin