Prishtinë, 31 maj 2026 17:53
Ministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se në kuadër të aksionit për largimin e deponive ilegale janë larguar rreth 180 tonë mbeturina dhe materiale inerte në rajonin e Pejës.
Sipas saj, vetëm gjatë ditës së djeshme janë larguar 100 tonë material, ndërsa gjatë ditës së sotme janë larguar edhe 80 tonë të tjera, falë angazhimit të vazhdueshëm të ekipeve në terren.
“180 tonë mbeturina më pak në Pejë, Në kuadër të aksionit për largimin e deponive ilegale, deri më tani janë larguar rreth 180 tonë mbeturina dhe materiale inerte në rajonin e Pejës.Gjatë ditës së djeshme janë larguar 100 tonë material, ndërsa sot janë larguar edhe 80 tonë të tjera, me angazhimin e vazhdueshëm të ekipeve në terren.
Aksioni po vazhdon me intensitet të lartë edhe në komunat e tjera, me synimin për mbrojtjen e mjedisit, pastrimin e hapësirave publike dhe rikthimin e zonave të degraduara në shërbim të qytetarëve”, ka shkruar Pacolli.

Qeveria formon grupin për mbështetjen e apelit të ish-krerëve të UÇK-së
Protesta në Tiranë përshkallëzohet në përplasje me policinë, 21 persona marrin ndihmë mjekësore
Të premten rivarrosen eshtrat e heroit të Kosovës, Idriz Rrecaj
41 milionë euro investim për modernizimin e sistemit shëndetësor
Më 17 nëntor vendimi për Thaçin në rastin e pengimit të drejtësisë
Vrasje, dëbime dhe spastrim etnik: Prokuroria ngrir aktakuzë për krime lufte në Zveçan
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Serbia nën kritika për financimin e Kosovës dhe pengimin e projekteve shqiptare në Luginë