Prishtinë, 30 maj 2026 17:05
Profesori i Universitetit “Johns Hopkins” në SHBA, Daniel Serwer, ka dhënë komentet e tij lidhur me procesin në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Server, ka vlerësuar se ‘’është e padrejtë’’ që ish-krerët të mbahen në burg për pesë vite pa vendim përfundimtar.
Ai tha se, ai nuk beson që Thaçi ka pasur autoritet komandues mbi UÇK’në, siç pretendojnë prokurorët.
‘‘Nuk do të parashikoj vendimet e gjykatës. Megjithatë, mendoj se është e padrejtë që njerëzit të mbahen në burg për pesë vite pa një vendim përfundimtar. Unë e njoh personalisht Hashim Thaçin. E kam takuar menjëherë pas luftës, gjatë vizitës së tij të parë në Uashington. Në atë kohë nuk besoj se ai kishte autoritet komandues mbi UÇK-në në mënyrën që pretendojnë prokurorët. Nuk ka dyshim që pas luftës ka pasur dhunë, përfshirë ndaj serbëve dhe përplasje mes mbështetësve të UÇK-së dhe LDK-së. Këto ngjarje ishin shumë fatkeqe. Megjithatë, akuzat për trafik organesh, të cilat çuan në krijimin e tribunalit, ishin të rreme. Unë vetë mbështeta krijimin e gjykatës sepse besoja se ato akuza nuk do të qëndronin. Në këtë kuptim, kam gabuar. Tribunali ka shpenzuar shumë para për një proces që, sipas mendimit tim, ngre pikëpyetje serioze për drejtësinë dhe drejtësinë procedurale’’, ka deklaruar ai.

41 milionë euro investim për modernizimin e sistemit shëndetësor
Më 17 nëntor vendimi për Thaçin në rastin e pengimit të drejtësisë
Vrasje, dëbime dhe spastrim etnik: Prokuroria ngrir aktakuzë për krime lufte në Zveçan
Kurti: Serbia fsheh krimet dhe mbron kriminelët, duhet trysni ndërkombëtare
Gjykimi për spiunazh, Prokuroria: Shabani tentoi ta lidhte spitalin e UÇK-së në Mollopolc me “Shtëpinë e Verdhë”
Akuzat për spiunazh, Prokuroria: Shabani dhe Qerimi bashkëpunuan me BIA-n
Rikthehet Liga e Kampionëve, në program disa superduelë
Dokumentacioni kadastral mbetet i pakthyer, Kurti: Serbia nuk e respektoi marrëveshjen
Prania ushtarake e Serbisë pranë Kosovës, mes rrezikut dhe paralajmërimeve