Prishtinë, 31 maj 2026 08:55
Tri parti politike shqiptare në Mal të Zi kanë formalizuar bashkimin e tyre në një subjekt të vetëm politik, duke krijuar Forumin Shqiptar. Marrëveshja u nënshkrua të shtunën në Tuz nga drejtuesit e Alternativës Shqiptare, Lidhjes Demokratike Shqiptare dhe Unionit Nacional Shqiptar.
Dokumenti i bashkimit u firmos nga lideri i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj, kryetari i Unionit Nacional Shqiptar, Ferhat Dinosha, si dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve, Ivan Ivanaj.
Sipas marrëveshjes, në krye të subjektit të ri politik pritet të jetë Nik Gjeloshaj, i cili do të udhëheqë procesin e konsolidimit organizativ dhe politik deri në mbajtjen e Kongresit themelues të Forumit Shqiptar.
Me këtë bashkim, tri subjektet synojnë të veprojnë të unifikuara në skenën politike të Malit të Zi dhe të përfaqësojnë interesat e komunitetit shqiptar përmes një platforme të përbashkët.
Gjatë ceremonisë së nënshkrimit, Ferhat Dinosha theksoi se Forumi Shqiptar mbetet i hapur edhe për partitë e tjera shqiptare që nuk iu bashkuan këtij procesi, duke i ftuar ato që në të ardhmen të bëhen pjesë e subjektit të ri politik.

Kosova propozon marrëveshje me SHBA-në për të ardhmen e Bondsteelit
Dokumentacioni kadastral mbetet i pakthyer, Kurti: Serbia nuk e respektoi marrëveshjen
Konjufca: Sulmet në Banjskë dhe Ibër-Lepenc treguan kërcënimet ndaj sigurisë së Kosovës
Kuçi: Fushata elektorale në Serbi po normalizon ambientin politik armiqësor ndaj Kosovës
BE-ja miraton sanksione të reja ndaj Rusisë
Kurti: Partneriteti strategjik me SHBA-në mbetet prioritet i Kosovës
Operacion i Policisë në Fushë Kosovë pas kërcënimit me mjete shpërthyese
Të premten rivarrosen eshtrat e heroit të Kosovës, Idriz Rrecaj
Policia gjen armë, municion dhe pajisje ushtarake në veri të Kosovës