Prishtinë, 26 maj 2026 21:16
Ka vdekur një nga tre të lënduarit në aksidentin e sotëm që ndodhi ndërmjet një automjeti dhe kamionetës së FSK-së, në magjistralen Gjakovë – Klinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë në Gjakovë, Vlera Krasniqi, e cila bëri të ditur se i ndjeri ishte 47-vjeçar.
“Më datë 26 maj 2026, rreth orës 14:00, është pranuar informata për një aksident trafiku në rrugën magjistrale Gjakovë – Klinë”.
“Në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion, ku si pasojë tre persona deri më tani kanë marrë trajtim mjekësor.
Ndërsa, rreth orës 18:30 jemi njoftuar që njëri prej të lënduarve, mashkull i moshës madhore 47 vjeç, si pasojë e lendimit nga ky aksident ka ndërruar jetë.
Njësia Rajonale e Trafikut Rajonal ka ndërmarr të gjithë hapat e nevojshëm për trajtimin e rastit”, deklaroi Krasniqi.

Vëlla e motër, viktimat e krimit të sotëm në Gjilan
Dy të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari dorëzohet në Polici
Goditet për vdekje një këmbësor në Viti
Alarm në Prishtinë, dyshohet për mjet shpërthyes me telekomandë
Policia sekuestron armë, municion e uniforma ushtarake në dy lokacione në veri, arrestohet një person
Shiroka Pula dhe Jashari diskutojnë për sigurinë në Kosovë
Akuzat për spiunazh, Prokuroria: Shabani dhe Qerimi bashkëpunuan me BIA-n