Prishtinë 26 Maj 2026 13:54
Policia e Kosovës ka parandaluar kontrabandën e 27 deleve dhe 5 qengjave pa matrikula në vesh të cilat dyshohet se janë kontrabanduar nga territori i Serbisë për në Kosovë. Në njoftimin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se është ndaluar një person, por që më pas është liruar në “procedurë të rregullt”.
E plotë:
Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare – Lindje në kuadër të angazhimeve policore për ruajtjen e kufirit shtetëror dhe parandalimin e aktiviteteve të kundërligjshme ndërkufitare, më datë 26.05.2026, në fshatin Dumnicë, ka parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra. Nga njësitë policore janë ndalur dy automjete të dyshuara me targa vendore, në të cilat janë gjetur të ngarkuara 27 dele dhe 4 qengja pa matrikula në vesh, të cilat dyshohet se janë kontrabanduar nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa me autorizim të prokurorit kompetent është iniciuar rasti “kontrabandim me mallra”. Automjetet dhe malli janë dërguar në terminal doganor për procedura të mëtejme.

Vëlla e motër, viktimat e krimit të sotëm në Gjilan
Dy të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari dorëzohet në Polici
Goditet për vdekje një këmbësor në Viti
Alarm në Prishtinë, dyshohet për mjet shpërthyes me telekomandë
Policia sekuestron armë, municion e uniforma ushtarake në dy lokacione në veri, arrestohet një person
Shiroka Pula dhe Jashari diskutojnë për sigurinë në Kosovë
Akuzat për spiunazh, Prokuroria: Shabani dhe Qerimi bashkëpunuan me BIA-n