Prishtinë 25 Maj 2026 17:19
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në një mëngjes pune të organizuar nga Oda Tregtare Kosovaro Turke, ku prezantoi projektet infrastrukturore dhe ekonomike që, sipas tij, synojnë zhvillimin e vendit dhe forcimin e lidhjeve rajonale.
Në takim morën pjesë edhe ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ministrja në detyrë e Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, si dhe zëvendësministri në detyrë i Ekonomisë, Getoar Mjeku.
Në fjalën hyrëse, Kurti falënderoi Turqinë për mbështetjen ndaj Kosovës dhe theksoi raportet mes dy vendeve. “Marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve janë të shkëlqyeshme”, citohet të ketë thënë ai në njoftim.Kryeministri në detyrë foli edhe për bashkëpunimin ekonomik dhe zhvillimin e industrisë së mbrojtjes. “Kryeministri në detyrë Kurti foli me theks të veçantë për zhvillimin e industrisë së mbrojtjes të Republikës së Kosovës, përkatësisht prodhimin e municionit”, thuhet në komunikatë.
Gjatë takimit, Kurti prezantoi edhe planet për ndërtimin e katër linjave të reja hekurudhore. Sipas njoftimit, ai shpalosi “fillimin e ndërtimit të hekurudhës Gjakovë-Shkodër, në kuadër të asaj Prishtinë-Durrës”, si dhe “përfundimin e linjës hekurudhore 10, Han i Elezit – Fushë Kosovë – Mitrovicë – Leshak”.
Po ashtu, ai përmendi edhe “projektimin e linjës Prizren – Ferizaj – Gjilan – Bujanoc”, si dhe “përgatitjen e asaj Prishtinë – Aeroport”.
Në takim u diskutua edhe për projektet ujore, ku Kurti foli për ndërtimin e pesë digave të reja në Firajë, Pollatë, Kuçicë, Dragaçinë dhe Desivojcë.

Akuzat për spiunazh, Prokuroria: Shabani dhe Qerimi bashkëpunuan me BIA-n
Jagxhiu: Internet falas në 43 lokacione publike në 33 komuna të Kosovës
Murati: Kosova ul kufirin e pagesave me para të gatshme për të parandaluar financimet e paligjshme
Kosova dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit në bujqësi dhe siguri ushqimore
Në Leposaviq gjenden armë e pajisje ushtarake
Gjykimi për krime lufte, dëshmitarja rrëfen keqtrajtimin gjatë luftës
Vëlla e motër, viktimat e krimit të sotëm në Gjilan
Shiroka Pula dhe Jashari diskutojnë për sigurinë në Kosovë
Dy të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari dorëzohet në Polici