Prishtinë, 23 maj 2026 18:32
Vushtrria është kthyer në elitën e futbollit të Kosovës direkt, pas fitores së madhe ndaj rivalit direkt për Superligë, Vëllaznimit.
Me rikthim të rezultatit të shtunën në stadiumin me terren sintetik në Gjakovë, Vushtrria fitoi 3:1 ndaj Vëllaznimit. Skuadra gjakovare me këtë disfatë, e humb mundësinë edhe për ta kërkuar Superligën nëpërmjet barazhit.
Vushtrria e fitoi kampionatin me 75 pikë, dhe e la prapa Feronikelin 74 me 74 pikë.
Vëllaznimi edhe në edicionin tjetër do të bëj gara në kategorinë e dytë të futbollit kosovar, pasi e përfundoi kampionatin me 70 pikë, një më pak se Liria e treta dhe Dinamo e pozitës së katërt. Liria e mposhti Dinamon 5:1. Vendi i tretë e i katërt e luajnë barazhin e Ligës së Parë, e më pas luhet ndeshja e barazhit për inkuadrim në Superligë, me skuadrën e vendit të tetë që përfundon në Superligë. Liria përfundoi mbi Dinamon pasi i ka dy fitore në ndeshjet e ndërsjella.
Vëllaznimi kaloi në epërsi me golin e Dardan Jasharit në minutën e 13-të.
Skuadra e udhëhequr nga trajneri Armend Dallku i barazoi shifrat në minutën e 51-të.
Urim Statovci e devijoi topin drejt portës, kurse atë nuk e largoi si duhet nga vija e portës Ardi Shala, dhe topi përfundoi në rrjetë për 1:1.
Për 2:1 nga penalltia në të mirë të Vushtrrisë shënoi Urim Statovci, në minutën e 77-të.
Gjyqtari Genc Nuza dha penallti pas rishikimit të situatës në VAR dhe pa prekje me dorë. I pagabueshëm ishte Statovci.
Për 3:1 shënoi edhe zëvendësuesi Erjon Krasniqi, në minutën e 81-të. Krasniqi e zëvendësoi Statovcin dhe e vendosi fitoren.
Vushtrria e mbylli ndeshjen me një futbollist më pak në fushë, pas përjashtimit me të kuq të futbollistit Lis Demiri, në minutën e katërt të kohës shtesë.
Vushtrria ra nga Superliga në edicionin 2020/21.
Më pas dështoi të kthehej në elitë nëpërmjet barazhit, pasi humbi nga Malisheva në edicionin 2021/22.
Në barazh për inkuadrim në Superligë, Vushtrria humbi edhe nga Llapi në edicionin 2024/25.
Feronikeli 74 është kthyer në elitën e futbollit kosovar.
Në xhiron e fundit, Feronikeli 74 të shtunën e mposhti në Prishtinë skuadrën e Ramiz Sadikut, 2:0.
Me fitore, Feronikeli 74 i udhëhequr nga trajneri Granit Begolli, ka grumbulluar 74 pikë.
Kreshnik Bahtiri në minutën e 20-të dhe Avni Selmani në minutën e 80-të i shënuan golat e fitores.
Feronikeli 74 ra nga Superliga në edicionin 2024/25, pasi përfundoi në vendin e fundit, përkatësisht të dhjetë, me 15 pikë.
Por, rikthehet pas një edicioni të kaluar në kategorinë e dytë të futbollit kosovar.

Amir Rrahmani pjesë e formacionit të javës në Serie A
Dita e gjashtë e Lojërave Mesdhetare, Kosova përfaqësohet në futboll, hendboll, volejboll, tenis e not
Donjeta Sadiku ia siguron Kosovës medaljen e parë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”
Çiklisti kosovar Albion Kastrati renditet në top 20 në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”
Kosova kalon në çerekfinale të padelit pas fitores ndaj Turqisë në “Taranto 2026”
Haxhiu viziton sportistët e Kosovës në Taranto: Urojmë të kthehemi me medalje
Ndërron jetë Eqrem Kryeziu
Qeveria e Kosovës investon 2.77 milionë euro për banim social në Vushtrri