Prishtinë 22 Maj 2026 8:43
Qeveria në detyrë pritet që gjatë mbledhjes së sotme të miratojë pakon “Inflacioni 2.0”, e cila parasheh mbështetje financiare nga 100 euro për pensionistët, fëmijët, punëtorët e sektorit privat dhe studentët aktivë.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, deklaroi se i ka kërkuar Ministrisë së Financave hartimin e një pakoje të re për t’i ndihmuar qytetarët në përballje me rritjen e çmimeve.
“Pakon për përballje me inflacionin 2.0 që e kemi dizajnuar dhe do ta miratojmë sot me masat: Mbështetje e njëhershme prej 100 euro për pensionistë, mbështetje e njëhershme prej 100 euro për fëmijët, mbështetje e njëhershme prej 100 euro për punonjësit e sektorit jopublik, mbështetje prej 100 eurosh për studentët aktivë. Pagesat për familjet përfituese t’i bëjmë në fillim të javës që vjen”, ka thënë ai në nisje të mbledhjes së Qeverisë.
Po ashtu, ekzekutivi pritet të miratojë edhe rritjen e shtesave për lehonat, duke i çuar ato në 500 euro në muaj.
“Nga ky muaj do të rrisim shtesat për lehona. Derisa me qeverisjet e kaluara shtesat për lehona ishin zero, për herë të parë e nisëm duke paguar nga 170 euro për 6 muaj për lehonat e papuna dhe tre muaj për të punësuara. Shtesat i nisëm aq sa ishte paga minimale, kurse në maj vitin e kaluar i rritëm në 325 euro. Sivjet pagën minimale e rritëm përsëri, nga 1 korriku bëhet 500 euro. Edhe në këtë maj po i rrisim shtesat për lehona, nga 325 në 500 euro në muaj”, ka deklaruar Kurti.
Këto masa pritet të votohen në vazhdim të mbledhjes së kabinetit qeveritar.

Akuzat për spiunazh, Prokuroria: Shabani dhe Qerimi bashkëpunuan me BIA-n
Jagxhiu: Internet falas në 43 lokacione publike në 33 komuna të Kosovës
Murati: Kosova ul kufirin e pagesave me para të gatshme për të parandaluar financimet e paligjshme
Kosova dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit në bujqësi dhe siguri ushqimore
Në Leposaviq gjenden armë e pajisje ushtarake
Gjykimi për krime lufte, dëshmitarja rrëfen keqtrajtimin gjatë luftës
Vëlla e motër, viktimat e krimit të sotëm në Gjilan
Shiroka Pula dhe Jashari diskutojnë për sigurinë në Kosovë
Dy të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari dorëzohet në Polici