Sveçla: Gënjeshtra është interes nacional serb – Vuçiq dhe shpura e tij po mundohen t’i qëndrojnë kësaj
Prishtinë, 23 korrik 2025
Ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla, ka reaguar ndaj deklaratave të zyrtarëve serbë lidhur me një rast pronësor në veri të Kosovës, duke i cilësuar ato si pjesë e një fushate të rrezikshme dezinformimi, të udhëhequr nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sveçla ka ndarë edhe reagimin zyrtar të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës (AKKVP), e cila ka sqaruar se prona për të cilën bëhet fjalë – që i përket familjes Shipolli – është njohur ligjërisht që nga viti 2005 dhe se të gjitha veprimet e agjencisë janë në përputhje me vendimet përfundimtare të institucioneve të drejtësisë.
“Serbia po përpiqet të manipulojë opinionin publik me gënjeshtra të fabrikuara”, ka shkruar Sveçla, duke e lidhur këtë praktikë me ideologjinë nacionaliste serbe të shekullit të kaluar.
“Siç ka deklaruar njëri nga ideologët kryesorë të krimeve serbe në fund të shekullit të kaluar – Dobrica Çosiq – se gënjeshtra është interes nacional serb, edhe Vuçiq dhe shpura e tij po mundohen me përpikëri t’i qëndrojnë kësaj”, ka shkruar ai.
Në fund të reagimit, Sveçla ka theksuar se në Republikën e Kosovës nuk do të mbizotërojë dezinformimi, por ligjshmëria dhe e vërteta.
“Por kot e kanë. Në Republikën tonë do të mbretërojë jo vetëm e vërteta, por edhe rendi dhe sundimi i ligjit – kurdo dhe kudo”, ka përfunduar ai.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë