Prishtinë, 21 maj 2026 18:23
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit njëmujor për shtatë persona të nacionalitetit serb, të arrestuar para dy ditësh nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “cenim i përcaktimit të lirë të votuesve” në Graçanicë, përkatësisht për ndikim të dyshuar ndaj votuesve para zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë.
Sipas njoftimit, paraburgimi është caktuar për personat me inicialet M.D., B.P., Lj.K., M.D., N.R., B.L. dhe S.M.
Vendimi është marrë nga Departamenti për Krime të Rënda, pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
“Gjyqtarja e procedurës paraprake e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve M.D., B.P., Lj.K., M.D., N.R., B.L. dhe S.M., duke u caktuar paraburgim nga një muaj për secilin prej tyre”, thuhet në njoftim.
Gjykata vlerësoi se ekziston rrezik real që të dyshuarit, nëse lirohen, mund të arratisen për t’iu shmangur përgjegjësisë penale.
Në arsyetim thuhet gjithashtu se të gjithë të pandehurit janë të nacionalitetit serb dhe, sipas gjykatës, ekziston mundësia që ata të bëhen të paarritshëm për organet e drejtësisë.
“Ekziston rreziku real që ata të arratisen lehtësisht dhe të jenë të paarritshëm për organet e drejtësisë, gjë që do ta pamundësonte sigurimin e pranisë së tyre dhe do të pengonte zhvillimin normal të procedurës penale”, thuhet në vendimin e gjykatës.
Gjykata po ashtu vlerësoi se ekziston rreziku që të pandehurit ta përsërisin veprën penale nëse lirohen, prandaj paraburgimi është konsideruar si masa e vetme adekuate për zhvillimin e papenguar të procedurës.

Akuzat për spiunazh, Prokuroria: Shabani dhe Qerimi bashkëpunuan me BIA-n
Jagxhiu: Internet falas në 43 lokacione publike në 33 komuna të Kosovës
Murati: Kosova ul kufirin e pagesave me para të gatshme për të parandaluar financimet e paligjshme
Kosova dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit në bujqësi dhe siguri ushqimore
Në Leposaviq gjenden armë e pajisje ushtarake
Gjykimi për krime lufte, dëshmitarja rrëfen keqtrajtimin gjatë luftës
Vëlla e motër, viktimat e krimit të sotëm në Gjilan
Shiroka Pula dhe Jashari diskutojnë për sigurinë në Kosovë
Dy të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari dorëzohet në Polici