Prishtinë 21 Maj 2026 8:52
Trepça e ka mbrojtur titullin e kampiones në basketboll, të tretin rresht, pas fitores së katërt në serinë finale të Play-Offit
Në ndeshjen e katërt finale të luajtur në “Sezai Surroi” në Prizren, “xehetarët” triumfuan 78:98 ndaj Bashkimit për rezulatin e përgjithshëm prej 4-0 në seri.
Mitrovicasit e udhëhequr nga trajneri Adis Beçiragiq, kishin fituar dy ndedgjet e para në “Minatori”, ndërsa dy duelet e finales në Prizren mbizotëruan ndaj Bashkimit, të cilën skuadër e kanë mposhtur edhe në finale të Kupës.
Seria e hershme e Bashkimit prej 8:0 për dy minuta, ishte prmetuese se skuadra vendëse do të niste serinë e fitoreve. Por prizrenasit u dorëzuan shpejt dhe lejuan Trepçën të dal në epërsi, e cila pas çerekut të parë u rrit në 8 pikë plus, 22:30 dhe pas 18 minutave arriti në plus 19 pikë, 30:49.
Në pjesën e dytë Bashkimi u aftua deri në minus tri pikë, por në momentet vendimtare, Bashkimin e tradhëtuan tifozët vendës “Arpagjikët”, të cilët në mënyrë të organizuar dhe në kor kanë sharë e ofenduar basketbollistët e Trepçës, gjyqtarët e ndeshjes dhe zyrtarët e FBK-së.
Edhe pas vërejtjeve nga banka zyrtare, tifozët nuk u ndalën duke detyruar gjyqtarët të ndërprenin ndeshjen për disa minuta dhe të kërkonin largimin e tifozëve nga Njësiti special i Policisë së Kosovës.
Pas rikthimit Trepça nisi një tjetër seri të suksesshme që u solli atyre fitoren për titullin e kampionit.
Për Trepçën ky është titulli i tretë rresht dhe në të njëjtën kohë konfirmim i dominimit të plotë në basketbollin kosovar në vitet e fundit.
Pos tre titujve të kampionit, Trepça ka fituar edhe pesë kupa rresht të Kosovës. Skuadra nga “Minatori” ka fituar edhe dy trofe të Superkupës dhe po ashtu Ligën Unike.

4.5 milionë euro investime për sportin në Mitrovicë
FC Malisheva mbetët pa kryekrytrajner, largohet kroati Brdariq
Kosova e dominon Austrinë, por nuk fiton
Kosova kalon në epërsi me Asllanin
Mbyllet pjesa e parë pa gola mes Kosovës dhe Austrisë
Kosova përballë Austrisë për të mbajtur gjallë ëndrrën për Ligën A
Vëlla e motër, viktimat e krimit të sotëm në Gjilan
Shiroka Pula dhe Jashari diskutojnë për sigurinë në Kosovë
Dy të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari dorëzohet në Polici
Akuzat për spiunazh, Prokuroria: Shabani dhe Qerimi bashkëpunuan me BIA-n