MPJD: Serbia refuzon të ndajë informacione për arrestimin e Lulzim Halilit
Prishtinë, 23 korrik 2025
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka bërë të ditur se autoritetet serbe nuk kanë dhënë asnjë informacion zyrtar lidhur me arrestimin e shtetasit të Kosovës, Lulzim Halili, në afërsi të Svilajnacit.
Sipas MPJD-së, Zyra Ndërlidhëse ka kontaktuar mbrëmë Stacionin Policor në Svilajnac, por zyrtari kujdestar ka refuzuar të japë detaje. Sot, është dërguar kërkesë zyrtare Qeverisë së Serbisë dhe është njoftuar edhe Delegacioni i BE-së në Serbi. Deri tani, nuk ka përgjigje.
Nëse konfirmohet paraburgimi dhe nisja e procedurës penale ndaj Halilit, Zyra Ndërlidhëse do të kërkojë vizitë zyrtare në Qendrën e Mbajtjes.

Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi