24 korrik 2025
Sot në Kosovë parashikohet mot kryesisht me diell dhe jashtëzakonisht i nxehtë. Temperaturat do të arrijnë deri në 39°C, ndërsa era do të fryjë herë pas here me intensitet të lartë nga perëndimi dhe jugperëndimi, me shpejtësi 20–54 km/h.
Institucionet shëndetësore dhe meteorologjike rekomandojnë kujdes të shtuar gjatë qëndrimit në ambiente të hapura, sidomos në orët e mesditës (10:00–16:00), për shkak të rrezikut nga dehidratimi dhe goditja e nxehtësisë.
Rekomandime për qytetarët:
Pini ujë vazhdimisht dhe shmangni pijet me alkool apo kafeinë;
Qëndroni në hije ose në ambiente të freskëta me ajër të kondicionuar;
Vishni rroba të lehta, të çelura dhe përdorni krem mbrojtës ndaj diellit;
Mbani nën kujdes fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.
Për çdo simptomë si dhimbje koke, marramendje, temperaturë e lartë apo humbje vetëdijeje, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore.

Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit