Gjakovë, 23 korrik 2025
Policia ka arrestuar katër zyrtarë të Drejtorisë së Urbanizmit dhe asaj të Kadastrit në Komunën e Gjakovës, të cilët dyshohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare në rastet e bartjes së pronësisë së paligjshme të pronave.
Hetimet e zhvilluara nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren kanë nxjerrë prova që tregojnë se të dyshuarit, gjatë viteve 2018–2019, kanë lëshuar vendime për parcelizim dhe bartje të pronave tek persona të tretë pa dijeninë apo pëlqimin e pronarëve legjitimë.
Të dyshuarit (dy burra dhe dy gra) janë ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet po vazhdojnë në koordinim me Prokurorinë e Shtetit.

Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi